• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kushte të qëndrueshme atmosferike

-Instant, Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit, kalime të vranësirave



Sipas MeteoAlb: Mbetemi nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës në Shqipëri, ku orët me diell do të jenë të shumta gjatë paradites. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime të pakta vranësirash në pothuajse gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Veriu i rajonit të Ballkanit dhe Alpet e Europës do të jenë me kalime vranësirash të cilat do të gjenerojnë reshje. Gjithashtu Europa Lindore do të vijoj të mbizotërohet nga vranësirat e shpeshta dhe reshjet e shiut. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit parashikohet të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta kanë përfshirë të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave. Motit parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV prej disa ditësh është nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku paraditja do të dominohet nga kthjellimet. Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme, duke sjellë në territor alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *