• |
ide | kryesore

Parashikimi ogurzi i Zhejit: Hakerimi, tregues se jemi pranë luftës reale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
artur zheji



Sipas Artur Zhejit, sulmet kibernetike që kanë goditur vendin në mënyrë të njëpasnjëshme tregojnë se jemi një vend në vijën e parë të luftës hibride. Edhe pse nuk duam ta pranojmë, thotë analisti, ky sulm mund të jetë qetësia para furtunës. Sipas Zhejit, nuk është teori konspirative të besosh se Shqipëria mund të jetë pranë një lufte reale.

Sipas Zhejit, me anë të këtyre sulmeve vendit i zbulohen forcat ushtarake dhe bazat amerikane në vend, të dhëna të cilat më pas mund të blihen nga një palë e tretë që kërkon të nisë luftën në vend.

Zheji deklaroi se këto sulme vijnë nga boshti lindor, pra nga Irani ose Rusia. Kjo sepse të vendet kanë të njëjtin armik që është Perëndimi. Ai tha se këto sulme i janë drejtur Shqipërisë pasi jemi ose hallka më e dobët e Perëndimit ose një pikë strategjike e fortë.

“Ne jemi një vend në lufë, nuk duam ta pranojmë por jemi në luftë hibride. Është gjithmonë prararojë e një lufte tjetër, e një lufte tru per tru. Zbulohen informacione dhe krijohet destabilizim i vendit, zbulohen trupat, bazat, fuqia e zjarrit dhe ajrore dhe të gjitha këto krijojnë një hartë ushtarake në 3D të vendit, për llogari të një pale të tretë. 

Ky që ka interes t’i blejë ndoshta kërkon t’i blejë për një luftë pas luftës hibride. Jemi në vijën e afërt të luftës reale, nuk ëshë teori konspirative. Është qetësia para furtunës, lufta është me boshtin lindor. Ka një lidhje të fortë mes Iranit dhe Moskës. Rusia dhe Irani kanë armik Perëndimin. Meqë Shqipëria është një hallkë strategjike, ose na konsiderojnë si hallka më e dobët që sulmohet më lehtë. Mendoj që porositësit janë ose në Tehran ose në Moskë”, tha Zheji në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”. ©Lapsi.al 



12 Comments

    1. çdo njeri që ka probleme me SPAK, do strehohet tek Berisha.

      Veçse ai ka probleme për vete dhe nuk i dihet si përfundon, duke qenë se do thirret si dëshmitar për grabitjen e pronave të kompleksit të Partizanit, me firmë të tij.

  1. Shko merr ilace urgjentisht se qenke rende/.Po ca bazash ke ti o koqe kandari dhe cfare rendesie ke ti si shtet per Iranin apo Rusine. Bazat nuk zbulohen me hakerime pasi ka satelite per ate pune por si ti si ata qe te japin hapesire ne studio jeni rrota kari.

    1. Po nuk ndodh një gjë e tillë.Nuk ka si të bëjë luftë me në Irani o Rusia vetë.Gjithshka bëhet për amulli dhe të tregojë se çfarë KM e qeveri kemi.Te kalbur.Siguria zero.Sepse sa ka çarë kokën për të.Vetem si të vjedhë.Vjedhja moto e tij.

  2. Rakia e rrushit behet nga rrushi. Kur ka re, bie shi. E bardha nuk eshte e zeze. Kur ka lufte nuk ka paqe. Nardndokizmi (ose rrotka*izmi kronik) i ka prekur te gjithe. Urime, integrime.

    1. O Zheji o ANAL-ist i madh, te don shume partia, por merre dhe Muc Nanon dhe mbushjani mendjen liderit tone global se sa te jene patronazhistet nuk ndodh gje ne kete vend. Ku do vjedhin pastaj!!!

  3. Ky pordhës ia fut përherë, lufta do të niska në Shqipërinë e mbaruar dhe mbetur në analizat e idiotëve të shitur e injorantë

  4. Fallxhori analist nuk e paska kuptuar se lufta filloi me Ukrainen, por eshte e “koheve moderne” dhe me metoda te reja, me krize globale, mungese ushqimi, inflacion galopant, propagande diskretituese mes superfuqive e sateliteve te seicilit, si dhe tensione lokale ne rajone strategjike.

    Shqiperia është e përfshirë në të si vend anetar i NATO-s, por jo e kërcënuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *