• |
ide | kryesore

Protesta të pazakonta në Iran/ Vajzat djegin shamitë dhe presin flokët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
amini



Protesta në Iran dhe në mbarë botën për vdekjen e Mahsa Amini. 22-vjeçarja u arrestua nga policia morale për mosmbajtjen e duhur të mbulesës së fytyrës. Gjatë demonstratave, disa vajza në Teheran hoqën mbulesat e tyre dhe i dogjën. Gra të tjera në mbarë botën kanë prerë flokët dhe kanë postuar videot në rrjetet sociale.

Mahsa vdiq në spital të premten pasi ishte në koma për 3 ditë. Të martën e kaluar, ajo ishte me vëllain e saj në Teheran kur u arrestua nga policia e moralit. Sipas asaj që disa dëshmitarë raportuan për media të ndryshme të pavarura iraniane, e reja u rrah nga agjentët.

Nga plagët e marra, ajo ndërroi jetë më pas në spitalin e Kasrës. Aty njerëzit nisën të mblidheshin në solidaritet dhe protestë. Zyrtarët iranianë thanë se vajza vdiq nga një “sulm në zemër”. Megjithatë, familja e saj theksoi se ajo nuk kishte ndonjë sëmundje.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga media shtetërore iraniane tregojnë vajzën duke u rrëzuar përtokë në një qendër “riedukimi” ku ajo u dërgua për të marrë një “udhërrëfyes” për veshjen e saj.

Reagimet

Tashmë policia morale është në qendër të akuzave. Qindra protestues dolën në rrugë duke sfiduar represionin e ashpër për të kërkuar shfuqizimin e kësaj policie. Madje edhe disa deputetë kanë guxuar të kritikojnë këtë institucion duke kërkuar rishikimin ose shfuqizimin e tij.

Presidenti i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf bëri thirrje që të hetohej sjellja e kësaj njësie policore. “Metodat e përdorura nga këto patrulla duhet të rishikohen” – tha ai.

Tashmë ka protesta nga Berlini në Milano dhe deri në Toronto. Protestat janë shtrirë në mbarë botën për vdekjen e Mahsa. Në Berlin, qindra njerëz morën pjesë në një demonstratë. Vajzat e pranishme i prenë flokët në shesh. E njëjta gjë ndodhi në Toronto të Kanadasë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Zemërim në Iran/ 22-vjeçarja ndërron jetë pas ndalimit nga policia e moralit



4 Comments

    1. Ka limit cdo gje edhe cmenduria e psikopateve fetare edhe kurveria. Bastardim jane te dyja. Nuk mund te ndalosh njerezit te jene te lire keshtu qe si delina si morrat e fese njesoj jane, plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *