• |
ide | kryesore

Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi

-Instant, Paparazzi, Slider



Rita Ora ka konfirmuar  martesën e saj me regjisorin, Taika Waititi. E ftuar në podcastin Greatest Night Ever , Rita la të kuptohet se një tjetër dasmë  mund të jetë në horizont.

“Jam shumë e dashuruar. “Unë e dua Taika,” tha ajo, duke e përshkruar atë si ” qesharak dhe bukurosh”. “Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam besuar gjithmonë në atë dashurinë si në përralla. Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri ,kështu që jam shumë e lumtur që e gjeta”.

Gjatë verës u raportua  se Rita Ora dhe Waititi ishin martuar në një ceremoni “intime” në Londër. Një burim i paidentifikuar i tha gazetës Sun në gusht: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Të afërmit  mund ta shihnin se sa çmendurisht të dashuruar janë.”

Ndërkohë Rita ka treguar se ndërsa  është shumë private në lidhje me jetën e saj personale, ajo do të shfaqet shumë në albumin e saj të tretë. Albumi do të publikohet vitin e ardhshëm. Artistja dhe Regjisori filluan të takoheshin në mars 2021.Ata u fotografuan më vonë të përqafuar në premierën e The Suicide Squad në Los Angeles. Aludimet për martesë filluan të qarkullonin kur dyshja u panë me unazat e martesës. Waititi ka qenë i martuar më parë me producenten Chelsea Winstanley, me të cilën ka dy fëmijë./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2021/12/21/prinderit-e-rita-ores-aprovojne-mardhenien-e-saj-me-taika-waititi/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *