• |
ide | kryesore

Sekuestrohet 2 tonë naftë e kontrabanduar, vihet në pranga 47-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
naftë e kontrabanduar



Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme naftë e kontrabanduar në banesë. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 47 vjeçari me inicialet A.H e kishte mbajtur naftën në një depozitë. Kjo depozitë metalike ishte e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.

Njoftimi i plotë:

Tiranë / Sekuestrohen 2 tonë naftë e kontrabanduar, vihet në pranga 47-vjeçari që e mbante naftën në një depozitë në banesë, me qëllim tregtimin e saj.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Diesel 3”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme policore ndaj kësaj veprimtarie kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas tregtonte naftë të kontrabanduar, në banesën e tij, në Kashar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *