• |
ide | kryesore

Sulmi kibernetik, AKSHI në krizë për punonjës, kërkon 25 punonjës IT

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në vetëm 2 muaj, qysh pas sulmeve kibernetike ndaj vendit, ka kërkuar 25 specialistë IT-je. Sulmet kibernetike ndaj vendit tonë ndodhën më 17 korrik duke bërë kështu që sistemet shtetërore të dalin jashtë funksionit dhe duke mos pasur akses nga qytetarët për shërbime.

Ndërkohë, duket se AKSHI është në krizë për punonjës të rinj dhe specialistë pasi nga kjo datë ka njoftuar për 30 vende pune, ku 25 prej tyre janë specialistë IT-je.

Edhe pse qeveria dhe vetë kryeministri Rama u shpreh se nuk janë prekur të dhëna sensitive, sidomos në sistemin TIMS, një ditë më vonë prokuroria ndaloi publikimin e këtyre të dhënave për mediet duke i kërcënuar me fuqinë ligjit.

Ndërkohë, specialistë ligjorë dhe njerëz të medias u shprehën se kjo është një censurë që po i bëhet medias dhe se një urdhër i tillë është absurd.

Situata u përkeqësua kur dy javë më parë, në një raport Microsoft bëri me dije se sulmi ndaj vendit tonë është kryer në 4 faza, duke nisur nga maji i vitit 2021.



8 Comments

  1. Si gjithmone sic thone Rilindasit fjaka krize do te thote edhe mundesi. Mundesi per te vjedhur. Nje rast i mire per te hapur vende pune per patronazhistet. Nderkohe qe kjo administrate e tejfryre nuk ka nevoje per me shume punonjes, por per njerez te afte. Se po moren edhe ca te tjere si keta qe kane (te zgjedhur ne baze miqesive, korrupsionit apo urdherave partiake), nje mut do bejne

    1. drejtësia e vjetër nuk guxoi as ta thërriste si dëshmitar për vrasjet e 21 janarit, edhe pse ai mburrej ekraneve se i vrau 3 dhe mund të vriste dhe 3000.

      Nuk e thirri as kur ngrefosej si gjel se do vriste dhe Edi Ramën me snajper. Nuk e thirri pse fshiu serverin e Kryeministrisë duke prishur provat, dhe as kur kundërshtoi dorëzimin e gardistëve të dyshuar si vrasës për hetim.

  2. Akshi nuk eshte ne krize , eshte pa breke fare . Dhe ju thoni na sulmi irani . Keta nuk dine se kuj jane vete . Pse nuk u be kaq buje kur te dhenat i vodhen partonazhistet qe perveçse i perdoren per partine ua shiten edhe te huajve?
    Va fa in culo pallosh

  3. Qenkan punesuar me kohe ne Bashki, ujesjelles e OSHE patronazhistet, qente e lekut, ndaj Qeveria nuk gjen dot specialiste te IT.

    Megjithate, si ata nga Bangladeshi, edhe patronazhistet nuk i ke per pune qe kerkojne pak mend…

  4. Ben 50 euro / ora puna e IT qe keni nevoje ju .. aq i paguan NATO. Per aq kohe sa fondet i vidhni do ju heqin dhe breket. Keshtu eshte kur ve drejtoreshe me fytyre kali dhe mbiemer Kar Can aj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *