• |
ide | kryesore

Tifozët ultras të Juventus kundër Bonuccit: “Nuk ka qenë kurrë një lider e nuk do të jetë asnjëherë”

-Instant, Sport
ultras



“Jemi dëshmitarë të skenave që nuk i kuptojmë dhe na bëjnë të buzëqeshim. Ose më mirë skena qesharake të konceptuara nga ata që e mbajnë veten lider, por sillen si një viktimë sakrifikuese. Bonucci kurrë nuk ka qenë lider dhe nuk do të jetë asnjëherë”. Tifozët ultras të Juventusit reshtohen kundër kapitenit të Juventusit dhe këtë e bëjnë me një deklaratë të postuar në profilet e tyre sociale. Në këtë moment të veçantë konfuzioni të përgjithshëm, jemi në një anarki totale. Ku kushdo që dëshiron, e mban veten për shef, lider dhe përgjegjës pa patur karizmën dhe as njohjen e njerëzve apo atyre që e njohin mjedisin prej vitesh. Nëse ka shkallë hierarkie, një arsye ka. Një ushtar i mirë nuk është domosdoshmërisht një udhëheqës i mirë”.

Lexo më tej: Nga dënimi i Portos te pankina në Monza: Allegri-Bonucci, historia e një raporti të komplikuar

“Të cosh lojtarë profesionistë si viktima sakrifikuese për të parë sektorin ultras ndërsa i shajnë dhe i ofendojnë. Krijon një legjitimitet për kontestim një muaj nga fillimi i sezonit, që është thjesht absurde – thuhet në njoftimin për shtyp –. Rezultati mund të jetë vetëm formimi i një grupi të dobët dhe plot negativitet dhe viktimizime. Krejt e kunderta me cfarë duhet në sport, sidomos në këto nivele dhe në një sport ekipor. Kushedi këta lojtarë me kë flasin dhe kush i thotë të bëjnë gjëra jashtë profesionit dhe njohurive të tyre. Po i bëni më shumë dëm ju shokëve të skuadrës dhe skuadrës se çdo trajner, apo drejtues i paaftë”, vijon komunikata e tifozëve ultras.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *