• |
ide | kryesore

Universiteti i NY, së shpejti lëndë për Lana Del Rey

-Instant, Paparazzi, Slider



Kontributi i Lana Del Rey përmes muzikës do të studiohet në Institutin Clive Davis të Universitetit të Nju Jorkut. Universiteti po nis një kurs  për ndikimin e artistes në lëvizjet si Black Lives Matter, Me Too dhe Times Up, sipas Variety.

I titulluar Topics in Recorded Music: Lana Del Rey”, kursi  do të zgjasë nga 20 tetori deri më 8 dhjetor. Ai do të mësohet nga gazetarja, Kathy Iandoli. Kursi do të eksplorojë gjithashtu marrëdhënien e këngëtares me feminizmin, si dhe ndikimet e saj muzikore.

Iandoli u shpreh se këngëtarja, e cila u diplomua në Universiteti Fordham (NY) ,”është një plan dhe një përrallë paralajmëruese. Një yll i ndërlikuar i popit që rezonon kaq shumë me fansat e saj. Por, jo për shkak të asaj se si i bën të ndihen për të. Por, se si ajo i bën të ndihen për veten e tyre.” “Lana ka ndryshuar parametrat e pop-it barok dhe tani  të ‘sad girl pop-it’ përmes muzikës së saj. Ajo ka zgjeruar temën që ndonjëherë është e diskutueshme dhe sfiduese. Ka kaq shumë pjesë në këtë mozaik që ne tani e kemi njohur si Lana Del Rey dhe ky kurs shqyrton çdo dimension të saj”, tha gazetarja.

Në fillim të këtij viti, Instituti prezantoi gjithashtu kursin e tij të parë mbi Taylor Swift. Ai u zhvillua nga 26 janari deri më 9 mars.

Kursi fitoi shumë popullaritet, saqë Universiteti i Teksasit në Austin ndoqi shembullin dhe tani po u ofron studentëve një kurs shkrimi këngësh të fokusuar në qasjen e fitueses të 11-herë të çmimit Grammy për të krijuar tekste.

I quajtur “Konkurse letrare dhe kontekste: Libri i këngëve të Taylor Swift”, profesoresha angleze Dr. Elizabeth Scala do të zhvillojë lëndën duke filluar nga kjo vjeshtë./Lapsi.al

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *