• |
ide | kryesore

Vendimi i Gigi Hadid për lidhjen e saj me Leonardo DiCaprio

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga raporti i Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio. Modelja thuhet se ka marrë një vendim drastik në lidhje me aktorin.

Një burim i afërt ka treguar për The Sun se dyshja nuk po takohen zyrtarisht për një arsye shumë specifike. Pavarësisht kërkesave të aktorit 47-vjeçar për moshat e partnerëve të tij, nuk është ai, por modelja ajo që ka marrë frenat dhe ka dashur të marrë një drejtim të ri.

Sipas burimeve të sipërpërmendura mediatike, të dy filluan të njiheshin gjatë muajve të verës. Që atëherë, ata janë parë në shumë raste dhe janë fotografuar tepër të afërt me njëri tjetrin. Megjithatë,dyshja  nuk kanë bërë hapin për të shkuar më tej dhe nuk duan të përfliten si çift. Kjo pasi sipas një personi të afërt , Gigi Hadid nuk dëshiron asgjë serioze me aktorin.

“Gigi ka preferuar të qëndrojë në hije. Ata kanë qenë shumë privat për aq kohë sa janë parë me njëri-tjetrin”, u shpreh miku.

Gjithashtu, sipas tij, modelja mendon se aktori “është një djalë shumë i lezetshëm”, megjithëse nuk ka ndërmend të nisë dicka dhe vetëm koha do ta tregojë nëse Leonardo DiCaprio do ndryshojë modelin që ai ka ndjekur në marrëdhëniet e tij të mëparshme për të. DiCapro  i dha fund para 1 muaji lidhjes me modelen 25 vjecare, Camila Morrone . Ish cifti thuhet se u ndanëpër shkak të angazhimeve të tyre profesionale.Ata ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në dhjetor 2017, kur u panë së bashku në Los Angeles./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/14/publikohet-fotoja-e-pare-e-leonardo-dicaprio-dhe-gigi-hadid/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *