• |
ide | kryesore

“Më nis foto, jam i zhveshur”: ngacmime ‘të pista’ ndaj drejtueses financiare, Chelsea shkarkon drejtorin Willoughby

-Instant, Sport
Willoughby



Chelsea e kishte punësuar më pak se një muaj më parë, por befas vendosi ta pushonte në vend. Tani është zbuluar arsyeja e largimit të drejtorit të shitjeve Damian Willoughby. Ai kishte punuar më parë edhe për City dhe EA Sports. Ai i kishte dërguar një sërë mesazhesh të papërshtatshme dhe eksplicite një drejtueseje financiare. Kjo gjë rrezikoi të hidhte në erë një biznes shumë të rëndësishëm.

Chelsea shkarkoi drejtorin e shitjeve Willoughby për ngacmimin seksual ndaj ekzekutives financiare Catalina Kim. Për këtë arsye u rrezikua një marrëveshje shumëmilionëshe. Klubi londinez konfirmoi për Telegraph se Willoughby, i cili kishte më pak se një muaj që punonte për Blues, u shkarkua të martën. Kim tha se ishte ngacmuar seksualisht dhe ndihej e kërcënuar në telefon. Ajo tregoi edhe mesazhet e qarta që burri i kishte dërguar.

Lexo më tej: Zyrtarisht në duart e Boehly: konsorciumi i udhëhequr nga Clearlake Capital kompleton blerjen e Chelsea

KOMUNIKATA E KLUBIT

Willoughby  nisi të punojë për Blues në fillim të shtatorit. Ai erdhi në klub vetëm tre muaj pasi pronarët e rinj premtuan të “krijonin një mjedis të ri në përputhje me vlerat tona”. Klubi lëshoi një shënim në lidhje me këtë: “Provat e mesazheve të papërshtatshme të dërguara nga zoti Willoughby, u siguruan dhe u hetuan së fundmi nga Klubi. Ato ishin dërguar para punësimit të tij në klub. Por një sjellje e tillë është absolutisht në kundërshtim me mjedisin e punës dhe kulturën e korporatës së krijuar nga pronësia e re”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *