• |
ide | kryesore

12-vjeçarja shqiptare humbi jetën teksa luante, prindërit: Nuk kemi dëgjuar asnjë ulërimë

Arkiva
12-vjeçare, prindërit



Prindërit e Alesia Prendit, 12-vjeçares shqiptare e cila humbi jetën teksa ishte duke luajtur me një lisharëse, janë të shkatërruar. Mediat italiane kanë intervistuar çiftin shqiptar. Babai nuk e beson ngjarjen e ndodhur. Prindërit kërkojnë që autoritetet të hedhin dritë mbi këtë çështje. Qirinjtë dhe lulet janë vendosur në këmbët e rrapit, ku humbi jetën vogëlushja. Babai përjashton çdo hipotezë për bullizëm. Mirëpo ai ka shprehur çudi nga nga gjatësia e lakut me pozicionin e trupit që prek tokën. Po ashtu ai tha se nëna, pavarësisht se ishte afër dhe e kishte parë disa minuta më parë, nuk ka dëgjuar asgjë, as një ulërimë, një rënkim.

Prokurori ka hapur një hetim për këtë çështje. Të shtunën kufoma do të dërgohet në Shqipëri për varrim, por kjo, nënvizon babai, familja dhe miqtë nuk do të ndalojë kërkimin për të vërtetën. Alessia ishte duke luajtur në një lisharëse pranë shtëpisë në San Pelino, qytezë e Avezzano në Abruzzo të Italisë, kur struktura e drunjve u shemb papritur duke e zënë poshtë të voglën.

Si ndodhi ngjarja?

Lisharja ajo u shemb duke goditur Alessian, 12-vjeçare. Vajza u gjet në gjendje të ndërgjegjshme nga në burrë. Kur ai kuptoi se çfarë kishte ndodhur ndërhyri menjëherë. Ai e mori fëmijën në krahë dhe provoi t’i jepte ndihmën e parë. 12-vjeçarja u stabilizua dhe më pas u transportua në spitalin Avezzano. Megjithatë ajo ku ndërroi jetë brenda një kohe të shkurtër nga trauma e rëndë e brendshme që pësoi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *