• |
ide | kryesore

Alarmi i AKU-së për “Wudy”-t, kompania hedh poshtë akuzat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
wudy



Pas alarmit që ngriti AKU dje, ku kërkoi tërheqjen nga tregu të kremviçeve “Wudy ” me arsyetimin se tek to ishte gjetur një bakter shumë i rrezikshëm për shëndetin, kompania përgjegjëse për importimin e “Wudy “-t reagoi nëpërmjet një konference për shtyp.

Sipas AKU-së, nga analizat e kryera u konstatua prezencë e bakterit “Listeria monocytogenes”. Bakter që shkakton dhe infeksionin Listeroza.

Lexo më tej: AKU ngre alarmin: Mos e konsumoni këtë produkt 

Përfaqësuesi i kompanisë “Frigo Food”, importuesi i “Wudy “, deklaroi se produkti i mbërritur në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me atë italian. Konkretisht impiantin e kompromentuar të kompanisë “Aia” në Itali. Produkti në Itali ka pasur probleme, jo ai i importuar në Shqipëri.

“Produktet “Wudy ” që janë importuar në Shqipëri kanë garanci maksimale. Kjo është e konfirmuar nga fletët e analizave të kryera në Itali, si edhe nga Autoritetet shqiptare.” – u shpreh përfaqësuesi i “Frigo Food”.

Deklarata:

Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të medias!
Unë jam Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i produkteve “Wudy ” në Shqipëri.
Ditën e djeshme, opinioni publik është njohur me një deklaratë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili informonte se disa lote të produkteve Wudy janë kompromentuar me virusin “Listeria”.
Në respekt të qytetarëve, si edhe të angazhuar maksimalisht për sigurinë e shëndetit të klientëve, shoqëria “Frigo Food”, Ju sqaron si vijon:
“Frigo Food”, prej rreth 20 vitesh, është përfaqësues i kompanisë italiane “AIA”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha italiane dhe europiane.
Disa ditë më parë, “Frigo Food” është njoftuar nga kompania “AIA” se, në një prej stabilimenteve të saj, ka pasur defekt impianti i pasterizimit. Ju sqarojmë se kompania “AIA” ka disa stabilimente prodhimi.
Ky njoftim u është shpërndarë menjëherë Ministrisë italiane të Bujqësisë, autoritetit kompetent të Bashkimit Europian, si edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kompanisë italiane “AIA”. Përfshi këtu edhe importuesin ekskluziv të produkteve Wudy në Shqipëri, “Frigo Food”.
Kompania italiane njofton gjithashtu se ka tërhequr të gjithë produktin e kompromentuar nga tregu europian.
Ndërsa, sa i përket produktit “Wudy ” të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100 për qind e sigurt.

“Asnjë rrezik”

Produkti “Wudy ” i mbërritur në vendin tonë nuk ka asnjë lidhje me impiantin e kompromentuar të kompanisë “Aia” në Itali.
Produktet “Wudy ” që janë importuar në Shqipëri kanë garanci maksimale. Kjo është e konfirmuar nga fletët e analizave të kryera në Itali, si edhe nga Autoritetet shqiptare.
Për të qenë sa më transparent me Ju dhe opinionin publik. Ju sqarojmë se çdo sasi produktesh Wudy që mbërrin në vendin tonë, është i shoqëruar me rezultatin e analizave. Analiza të kryera nga laboratorët në Itali që janë të çertifikuar prej Bashkimit Europian. Gjithashtu kalojnë edhe në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare.
Në asnjë rast të vetëm, as këto muajt e fundit. Nuk është konstatuar që produktet Wudy të importuara në Shqipëri të kenë pasur problem për sigurinë e shëndetit të klientëve.
Kompania “Frigo Food” zhvilloi gjatë ditës së djeshme komunikime intensive me autoritetet përkatëse shqiptare. I sqaroi me detaje situatën, si edhe paraqiti garancitë maksimale se produktet “Wudy ” të importuara në tregun shqiptar nga kompania jonë, janë tërësisht të sigurta për përdorim nga qytetarët.
Për të gjitha këto arsye. Kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy ” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre. Ato mund të përdoren pa asnjë problem. Pa asnjë problem duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.
Përtej dokumentave zyrtare, kompania “Frigo Food” mund të japë edhe një garanci të shtuar për. Qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit “Wudy ” që gjendet në tregun shqiptar.



6 Comments

  1. Sipas AKU-së, nga analizat e kryera u konstatua prezencë e bakterit “Listeria monocytogenes”që shkakton dhe infeksionin Listeroza.

    Po AKU nuk ka breke ne bythe e jo te beje analiza , ju jeni vetem per gjoba mo ju shkerdhefsha te pashkerdhyeshmen . Nje tufe hajdutesh qe nuk kane as perde ne dritare na bekan analiza qe kushtojne sa qimet e kokes . Ropt ku ti keni se e moret ne qafe kete popull , po e helmoni çdo dite e nga pak o prostituta

  2. Me gjithe diletantizmin dhe paaftesine e AKU-t te partise ju idiotet qe keni ekskluzivitetin nuk mund te flisni ne kete menyre kur vete kompania meme e pranon . Biles ishin ata qe dhane alarmin se po qe per ju dhe AKU-n shqiptaret e kane po ne bythe . Jemi bere si nje vend eksperimental , kavie njerezore ne shekullin e 21

  3. As si kam ngrene dhe as si ha ndonjehere Wuddy-t. Jane tmerr nga cilesia dhe lloji i mishit qe perdorin, pavaresisht se behen jashte vendit. Asnje lloj sallami nuk duhet te konsumoni, te gjithe fusin mish shumevjecar Brazili dhe nga bageti qe as vete se dine cfare kane qene. Konsumoni vetem sallamim qe e shikoni vete duke u bere.

    1. Aha si duket shokët e Ramës s’kanë mor bakshishin.Pse mer daje si ke ra para ksaj pune se t’a kishin rregllu ket muhabet.Sa gjona jan që nuk mund t’i hash dhe kalojnë lehtë do tkishin maru pun enë ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *