• |
ide | kryesore

Apeli rikthen në detyrë gjyqtaren Entela Shedula

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Entela Shedula, KPK, gjyqtarja, vettingu



Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kthyer në detyrë gjyqtaren Entela Shedula. Seanca e mbajtur ditën e sotme u zhvillua pas ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë. 

Kështu KPA vendosi të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020 dhe të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për Entela Shedula, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.

Entela Shedula e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996.

Ajo ka punuar për një kohë të gjatë si gjyqtare në Gjykatën e Kavajës dhe prej vitit 2011 mban pozicionin e kryetares së kësaj gjykate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *