• |
ide | kryesore

Berisha: Do të shkoj në SPAK sa herë të më thërrasin

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha është në listën e personave që do të merren në pyetje nga SPAK për hetimin në lidhje me padinë e bërë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha është shprehur ditën e sotme për gazetarët jashtë seancës plenare se do të paraqitet në SPAK sa herë ta thërrasin.

Ai ka theksuar se kryeministri Edi Rama përpiqet të mbulojë aferat e tij me çështje të tilla.

“Do paraqitem në SPAK sa herë të më thërrasin. Edi Rama përpiqet të mbulojë aferat e tij me çështje të tilla”, është shprehur Berisha.

Berisha do të thirret në SPAK për të dëshmuar javën e ardhshme bashkë me ish-ministrin Arben Imami.



14 Comments

  1. Do shkoshe ne spak dhe shume shpejte do dalesh me pranga ne duar nga aty se po zbardhet dhe e verteta e krimeve te tua

  2. Saliu e ka deklaruar qe ka 1 apartament dhe 100k€ gjithsej , per te tjerat nuk di gje ja bejne dhurate shoket si ate avokatin ne france

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *