• |
ide | kryesore

Chiellini në mbrojtje të Maguire: “Te United i kërkojnë shumë, vetëm sepse e paguan shumë”

-Instant, Sport



Harry Maguire është një nga lojtarët më të shënjestruar nga kritikat, sidomos në Angli. Mbrojtësi anglez, i blerë në vitin 2019 nga Manchester United për 87 milionë euro, nuk garantoi paraqitje që justifikonin një shpenzim të tillë. Maguire madje u bë protagonist në më shumë se një rast i gabimeve të bujshme. Me ardhjen e ten Hag në pankinën e Djajve të Kuq, 29 vjecari ka humbur pozicionin e titullarit. Kjo e ka bërë që të mbetet prapa në hierarkinë e trajnerit Southgate në kuadër të Botërorit të Katarit. Në lidhje me këtë, Times kërkoi një mendim nga një që nga mbrojtja kupton mirë, Giorgio Chiellini. Ish-kapiteni i Juventus mbrojti Maguire e dha opinionin e tij për prapavijën e Tre Luanëve.

Nga mbrojtësi më i paguar në histori, te lojtar pankine luksi. Për Maguire gjërat nuk po shkojnë mirë. Por sipas Chiellinit gabimet nuk janë të gjitha të qendrës britanike: “Më vjen keq për situatën e tij, ai është një lojtar i mirë. Në Manchester i kërkojnë shumë. Vetëm sepse e paguan 90 milionë, duhet të jetë më i miri në botë në çdo ndeshje? Nuk është e drejtë. Vlera e tregut varet nga disa aspekte, nuk është faji i tij. Ai dhe Stones janë një dyshe e bukur. Mund të mos jetë Rio Ferdinand, por është mjaftueshëm i mirë, kjo situatë nuk e ndihmon të japë më të mirën me Anglinë. Nuk mund ta fitosh Kupën e Botës nëse ke probleme me lojtarët kryesorë. Ai është një nga ata”.

ANGLIA

Ish-kapiteni i kombëtares foli më pas për prapavijën e Southgate: “Tomori më befasoi sepse e pashë te Chelsea dhe nuk e mendoja se mund të ishte kaq i fortë në zonë dhe kaq i fokusuar për 90 minuta. Ishte një nga çelësat e fitores së Milanit vitin e kaluar”. Por sipas Chiellini, më i miri i mbrojtjes së Kombëtares së Tre Luanëve është një tjetër: “Adhuroj Kyle Walker, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk e di si mund të jetë kaq i shpejtë dhe kaq i fortë. Mendoj se ai mund të vrapojë edhe 100 metra kundër një jaguari, është diçka fantastike”. E nuk është i pari që flet kështu për mbrojtësin e City…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *