• |
ide | kryesore

Çmimi i ri i energjisë elektrike, nesër mblidhet bordi i ERE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
oshee, energjia, cmimi, ere, qeveria, kriza



Enti Rregullator i Energjisë do të mbajë një mbledhje ditën e nesërme, datë 23.09.2022, ora 15:30, ku Bordi i ERE-s do të vendosë lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike.

Mbledhja do të ketë rend dite mbi kërkesën e shoqërisë OST sh.a. për aplikimin për tarifën e transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2023 dhe periudhën 2023-2025.

Po ashtu në rend dite do të jetë mbi kërkesën e shoqërisë FSHU sh.a. lidhur me kostot që duhet të përfshihen në llogaritjen e çmimit me pakicë të energjisë për klientët familjarë me konsum mbi 800 kWh në muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *