• |
ide | kryesore

E bujshme, Armando Broja në shënjestër të Milan: Chelsea e çon çmimin në ‘qiell’

-Instant, Sport
Armando



Armando Broja është futur zyrtarisht në listën e ngushtë të Paolo Maldinit dhe Frederic Massaras. Corriere dello Sport ka zbuluar se Milani tashmë po sheh drejt së ardhmes dhe dëshiron të forcojë repartin e tyre sulmues. Idea është për sesionin e ardhshëm të tregut të transferimeve të verës. Objektivi i kuqezinjve është të kërkojnë një rifreskim të repartit ofensiv. Zlatan Ibrahimovic sezonin e ardhshëm do të jetë pothuajse 42 vjeç dhe mund të vendosë të tërhiqet. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Via Aldo Rossi dëshirojnë të vendosin një qendërsulmues të ri në krah të dyshes së formuar nga Olivier Giroud dhe Divock Origi.

Armando Broja, sulmuesi 21-vjeçar aktualisht i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, aktualisht mban fanellën e Chelseat. Ndoshta me Blues nuk ka patur shumë minuta këtë sezon, por në Premier League është bërë i njohur. Sezonin e kaluar ai veshi fanellën e Southampton dhe shënoi gjashtë gola. Nga pikëpamja fizike është perfekte për lojën e Stefano Piolit. Broja është 1.91 m i gjatë, e zotëron në mënyrë perfekte zonën e penalltisë dhe ofron prezencë fizike.

Lexo më tej: Video/ “Po çfarë presioni, luaj futboll që 3 vjeç”: Broja gati të tërheqë Shqipërinë në Izrael

Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi i ri shqiptar ka një kosto prej 35 milionë euro. Megjithatë, falë marrëdhënieve të mira mes dy pronarëve amerikanë, Gerry Cardinale mund ta mbyllë marrëveshjen me ulje. Përveç kësaj – shkruan sot gazeta – me Blues kuqezinjtë kanë bërë tashmë disa marrëveshje në vitet e fundit, duke blerë Bakayoko, Tomori dhe Giroud.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *