• |
ide | kryesore

Eurostat: Inflacioni në gusht sërish në rritje, kryesojnë ushqimet me 13.3%

-Instant, Lajme, Të fundit
inflacioni në gusht, 2023



Sipas metodologjisë së Eurostat, inflacioni në muajin gusht ka shënuar rritje me 7,7%. Matjet kombëtare nga INSTAT tregojnë për një rritje 8% në të njëjtin muaj. Rritja më e madhe e çmimeve prej 14,4% vërehet në grupin “Transporti”. Më pas vijnë “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,9%. Pas nuk mbetet as grupi i “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 4,7% secili, “Veshje dhe këpucë” me 2,8%. Më pas vjen grupi i “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,4 %. Grupi që ndjek është “Shëndeti” me 1,3 %, “Shërbimi arsimor” me 1,2 % dhe “Komunikimi” me 0,8%.  Në muajin gusht 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,7%.

Në muajin gusht inflacioni mesatar në Eurozonë ishte 10.1 %. Niveli më i lartë i inflacionit ishte në Estoni dhe Letoni me 25 dhe 21% secila. Zvicra rezultoi vendi më ritmet më të ulëta të rritjes së inflacionit me rreth 3%. Islanda e kishte me 5% dhe Franca me 6.8%.

Inflacioni tek ushqimet

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të iHÇK-së. Brenda grupit të ushqimeve, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e iHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e iÇK-së (8.44% e totalit). Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit iHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e iÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm. Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. iÇK-ja përmban 332 zëra; iHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës). IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF).



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *