• |
ide | kryesore

FBI dhe CISA zbërthejnë hakerimin: Kishin akses tek qeveria prej 14 muajsh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
akses



FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë në muajt korrik dhe shtator. Që kur kishin akses hakerat?

Në deklaratë thuhet se aktorët e sulmit kibernetikë iranianë të identifikuar si “Drejtësia e Atdheut” kanë nisur një veprim shkatërrues kundër qeverisë së Shqipërisë duke i bërë faqet e internetit dhe shërbimet e paaksesueshme. Ata kanë pasur akses në rrjetin e qeverisë shqiptare 14 muaj përpara nisjes së sulmit shkatërrues kibernetik. Sulm që përfshin ransomware dhe malware për fshirjen e të dhënave.

Ata kanë krijuar një akses të vazhdueshëm për afro një vit. Kanë aksesuar në mënyrë periodike të dhënat dhe duke i nxjerrë jashtë përmbajtjes së postës elektronike.

Mes muajve maj dhe qershor të këtij viti ata kanë kryer lëvizje anësore. Kështu kanë marrë kredincialet në rrjetet e qeverisë shqiptare për të vepruar më pas. Më pas do të thotë në muajin korrik, ku lëshuan ransomware në rrjete dhe duke dhënë një mesazh kundër muxhahedinëve në desktop.

Mbrojtësit e rrjetit u identifikuan dhe filluan t’i përgjigjen aktivitetit të ransomëare. Por aktorët kibernetikë vendosën një version të malware shkatërrues ZeroCleare.

Në qershor 2022, HomeLand Justice krijoi një faqe interneti. Gjithashtu krijoi profile të shumta të mediave sociale që postonin mesazhe kundër muxhahedinëve. Më 18 korrik 2022, Homeland Justice pranoi autorësinë për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Më 23 Korrik 2022 “Drejtësia e Atdheut” postoi video të sulmit kibernetik ndaj faqes së tyre të internetit dhe nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit të këtij viti llogaritë e mediave sociale të tyre u lodhën me “HomeLand Justice” dhe nisën të publikonin të dhënat e qytetarëve dhe qeverisë shqiptare online.

Ndërkohë në shtator të këtij viti hakerat iranianë nisën një tjetër sulm kibernetike kundër Qeverisë së Shqipërisë.



5 Comments

  1. Pse nuk thoni se keta gjoja “iranianet” paskan bere dasem ?
    Ku eshte palloshi qe na thoshte se ne vepruam shume shpejt ?
    Kam frike se strumbullari dhe hakersi i gjithe kesaj zallamahie je vete ti o pallosh .
    Pastrove ça deshe dhe si deshe dhe tani bene humor kinez .
    Edhe pse je deri ne fyt me korrupsion asnje email nuk te demton , te jete e rastesishme valle?

  2. Kur ta fusin mbrenda ne Burg do te nderoje gjender do te kthehet nga Edi Rama ne EDIJE RAMA 😛😜 Se e kemi shume te zgjuar kryehajdutin GLOBALIST🤪🤪😩

  3. Partneret na ndihmojne per te shkruar kroniken historike te ngjarjes.
    Po kompania amerikane qe mori 200 000 000 euro per sigurine kibernetike a ka ndonje pergjegjesi? Do i ktheje parate pasi mbrojtja e tyre ishte pa asnje rezultat?
    Qe n i kane marre te gjitha te dhenat u mor vesh, ndonje kompensim demi nga “mbrojtesit” e pa afte dhe ndonje denim per ata qe paguhen per mbrojtjen dhe qe deshtuan, a do te kete?
    Apo do te vazhdojme me avazin : jemi prane jush, ju mbeshtesim, denojme agrsorin etj.

    1. nuk ka pergjegjesi

      dikur ka qene parimi “perca dhe sundo”
      nje tjeter eshte “qi dhe sundo”
      nje tjeter “genje dhe sundo”
      nje tjeter “beji qejfin dhe sundo”
      nje tjeter “quaje aleat dhe sundo”
      nje tjeter “tremb dhe sundo”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *