• |
ide | kryesore

Flori Gjini largohet nga Top Channel në fillim të sezonit

-Instant, Paparazzi, Slider
Flori Gjini



Emisionit “Shqipria Live” i mungoi sot njëri prej moderatorëve. Flori Gjini në nisje të këtij sezoni ka vendosur të largohet nga Top Channel.

Sipas “Kryefjala.com”, “moderatori ka qenë këto kohë në negociata të vazhdueshme me drejtuesit e Top Media, me të cilët duket se nuk ka rënë dakort.” Gjithashtu vlen të përmendet se Flori së fundmi ka publikuar një postim në rrjetin social Instagram, i cili thoshte: “Ditë të egra por i qetë. E vërteta nuk negociohet”. E njëjta media shton se, “Gjini ka munguar gjithashtu edhe në festën private të Top-Channel, (e cila zhvillohet çdo vit me moderatorët e medias).”

Moderatori Flori Gjini është shfaqur për herë të parë në ekran disa vite më parë në programin “Pushime On Top.” Karriera e tij në Top Channel vijoi më pas me programin “E diell” dhe pasoi me spektaklin prime time “The voice kids”.

Prej tre vitesh Flori Gjinin ka qenë nën moderimin e “Shqipëria Live”, krah moderatores Erjona Rusi. Megjithatë ende nuk ka një reagim publik nga ama e vetë moderatorit në lidhje me projektet e reja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *