• |
ide | kryesore

Kuvendi shpërndahet javën tjetër, Gjukanoviç: Nuk kam shkelur Kushtetutën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mali zi, gjukanovic, parlamenti, abazovic



Millo Gjukanoviç ka thënë se vendimi i tij për të mos pranuar kandidaturën e Miodrag Lekiçit për të formuar qeverinë e re është në përputhje me Kushtetutën.

Ai po ashtu tha se më 30 shtator do të shihet nëse ka një mazhorancë që kujdeset me përgjegjësi për interesat kombëtare.

“Pasi mazhoranca humbi mundësinë në Parlament për të propozuar me kushtetutë një kandidat, sot gjendemi përpara shkurtimit të mandatit dhe të krijojmë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve apo të vazhdojmë me lojërat e vogla politike të disa partive duke pasur një rast unik në botë me parlament legjitim dhe qeveri jo-legjitime,” tha ai.

Kreu i shtetit i cili u akuzua për shkelje të Kushtetutës nga shumica e vjetër parlamentare tha se përmes saj do të zgjidhet situata politike e paqartë në vend.

“Kam një ekip avokatësh kompetentë dhe nuk më lënë të gabohem edhe sikur të dua. Siç e dini ekziston mundësia e miratimit të një dekreti për shpërndarjen e Kuvendit dhe jam i sigurt se do të arrijmë një zgjidhje që do të respektojë çdo germë të Kushtetutës,” tha ai.

Mali i Zi ka hyrë në një krizë politike që prej shkarkimit të Dritan Abazoviç.

Shumica e vjetër parlamentare që doli nga zgjedhjet e gushtit 2020 propozoi një kandidat për formimin e qeverisë, i cili nuk pranua nga presidenti Millo Gjukanoviç pasi ky i fundit nuk besonte se ata do të kishin votat e nevojshme për të formuar qeveri.

Kreu i shtetit më pas inicioi shkurtimin e mandatit të Kuvendit me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.



2 Comments

  1. Abazovic u zgjodh dhe mbeshtetet nga serbet me synim dominimin e Malit te Zi nga Beogradi, duke kthyer pas procesin dhe pavaresimin e vendit.

    Turp per nje njeri qe eshte shqiptar, por punon si kelysh i Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *