• |
ide | kryesore

Milan ‘copëtohet’ nga Nation League: dëmtohet edhe Maignan

-Instant, Sport
Maignan



Pasi humbi Theo Hernandez, Milani po ndjek nga afër situatën e Mike Maignan. Portieri, titullar në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Austrisë, u zëvendësua në pjesën e parë për një problem në pulpën e majtë. Në vend të Maignan në fushë doli Areola. Një ditë tensioni për Stefano Piolin, të cilit iu desh të pësonte edhe problemin muskulor të Sandro Tonalit, i detyruar të tërhiqej nga grumbullimi i Italisë.

Mesfushori në fakt ka ngritur flamurin e bardhë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Italia duhet të luajë kundër Anglisë (të premten në mbrëmje) dhe Hungarisë (të hënën në mbrëmje). Tonali nuk ka marrë pjesë në seancën e mëngjesit të sotëm për shkak të lodhjes së vazhdueshme të muskujve.

Lexo më tej:E bujshme, Armando Broja në shënjestër të Milan: Chelsea e çon çmimin në ‘qiell’

Një problem i konfirmuar edhe nga trajneri Mancini i cili në konferencën para ndeshjes tha se ishte pesimist edhe për ndeshjen e të hënës. Tonali është larguar nga Coverciano për t’u kthyer në Milanello. Një situatë që padyshim edhe Milani po e ndjek me njëfarë shqetësimi, në funksion të rifillimit të kampionatit ndaj Empolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *