• |
ide | kryesore

NATO do të zhvillojë stërvitje në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
NATO



Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës. Kjo, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave me targa serbe më 31 tetor. Nato do marrë pjesë.

Forca paqeruajtëse të NATO-os në Kosovë, (KFOR) bënë të ditur se më datën 27 shtator do të zhvillohen stërvitje me emrin e koduar “Shpata e Artë”. Stërvitja do kryhet në një zonë të ushtrimeve të kampit ‘Novo Sellë’. Kampi ndodhet në komunën e Vushtrisë, qytezë kjo që ndodhet afër Mitrovicës.

Në një njoftim për mediat, KFOR-i tha se në stërvitje do të përfshihet edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX. “Stërvitja do të vendoset në një kontekst të operacionit të reagimit emergjent, ku personeli i KFOR-it do të vazhdojë të veprojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX-it”.

Stërvitja e KFOR-it, është pjesë e planeve të publikuara në fillim të këtij muaji nga trupat e KFOR-it. U njoftua, se nga data 27 shtator deri më 2 nëntor “do të zhvillojnë një stërvitje rutinë me një nga njësitë e tij rezerve”. Kjo automatikisht do të çojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave të NATO-os në terren. Këto stërvitje përfshin edhe njësitë rezervë të NATO-s. Stërvitja do të zhvillohet vetëm një muaj para afatit të vendosur nga qeveria e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të veturave me targa të qyteteve të Serbisë. Targa të lëshuara nga autoritetet e Serbisë për serbët e veriut të Kosovës.

“Vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar”

Sipas krerëve të forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, situata aktualisht në veri është e qetë, por e brishtë. Andaj KFOR-i nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja. Kjo kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave të serbëve deri më 31 tetor. Afat që qeveria e Kosovës e ka përcaktuar dhe që po kundërshtohet nga Serbia. “Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar, nëse kemi rritje të tensioneve. Mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezerve dhe këtë vendim mund ta marrim brenda një kohe të shkurtër”. Kështu ka thënë zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperni, gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë. NATO në kuadër të forcës paqeruajtëse KFOR, aktualisht ka rreth 3,700 trupa në Kosovë.

Shtim i kontigjentit britanik

Dhjetë ditë më parë ndërkohë, në Kosovë arriti një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar. Kontigjenti erdhi për t’u përfshirë në stërvitjet që synojnë ruajtjen e “shkallës së lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

Më 31 korrik kur qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet në dokumente udhëtimi dhe targa të makinave serbe, në veri të Kosovës pati përleshje midis policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë. Serbët vendosën barrikada në rrugë dhe ato u larguan vetëm kur ndërhynë forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe qeveria e Kosovës ra dakord të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit për targa deri më 31 tetor./ Deutsche Welle



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *