• |
ide | kryesore

Orban i kërkon që BE-së të heqë sanksionet ndaj Rusisë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
rusia, ukraina, lufta, putin, be



Sipas gazetës pro-qeveritare, Magyar Nemzet, kryeministri hungarez i krahut të djathtë këto komente i ka bërë gjatë mbledhjes partiake që u mbajt më 21 shtator.

Orban, lideri i vetëm i BE-së që mban raporte të mira me presidentin rus, Vladimir Putin – është një kritik i ashpër i sanksioneve që blloku ka vendosur kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Sipas gazetës Magyar Nemzet, Orban ka deklaruar se sanksionet e BE-së kanë rritur çmimet e gazit dhe inflacionit. Por, ai nuk ka treguar se ku i bazon këto pretendime.

Ai po ashtu ka pretenduar se nëse sanksionet hiqen, çmimet e gazit do të binin menjëherë për 50 për qind dhe po ashtu do të binte edhe niveli i inflacionit.

Gazeta raportoi se Orban ka thënë se pa sanksione, Evropa do të ishte në gjendje të shmangte recensionin, teksa ka përsëritur qëndrimin e tij se sanksionet po e dëmtojnë më shumë Evropën sesa Rusinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, gjatë mbledhjes partiake, Orban ka shkruar “sanksionet e Brukselit e kanë shtyrë Evropën në krizë energjetike”.

Në korrik, Orban tha se Evropa “ka qëlluar veten” duke vendosur sanksionet kundër Rusisë, që sipas tij, nëse nuk hiqen, do të shkatërrojnë ekonominë evropiane.

Orban, i cili në prill është rizgjedhur kryeministër në mandatin e katërt radhazi, shpesh përplaset me Bashkimin Evropian për një sërë çështjesh, përfshirë temat e pavarësisë së gjyqësori, prokurimit publik, të drejtave të komunitetit LGBT+, medieve dhe të drejtave fetare.

Më 18 shtator, Komisioni Evropian propozoi që Hungarisë t’i ndaleshin 7.5 miliardë euro fonde për shkak të mospajtimeve midis bllokut dhe Budapestit rreth luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit./ TCH



32 Comments

  1. Orbani mendoja se ishte pro shqiptar,ne radhe te pare si hungarez,por edhe ngaqe ishte nder te vetmit qe na erdhi per 100 vjetorin, por doli nje pro rus e bile edhe pro serb i thekur. Serbia akoma ua mban, ua shfrytezon dhe akoma me keq ua asimilon dhe spastron Vojvodinen-me e pasura e ish Jugosllavise, pas Kosoves(dhe maksimumi vetem 1/3 ka mbetur me disa hungareze), dhe ky Orbani ka ngritur mardheniet serbo hungareze ne kulmin e tyre.(edhe pse nga ana serbe sa per sy e faqe,sic dine ta luajne lojen ata).Si t’ia heqesh sanksionet kur ata po vrasin e kercenoojne cdo dite. Merru me Vojvodinen budalle,bile e ke pasur rasti ideal taniqe ke mardhenie me ruset(ta shfrytezoje kee mardhenie qe ata mos te ndihmojne serbet dhe ti te sulmoje Serbine,ta cliroje Vojvodinen),por ti je duke u marre me gjera koti. Ku ishte dikur Austro Hungaria, dhe ku eshte sot regjimi i Orbanit!

  2. Ky eshte vertet perfaqesuesi i logjikes

    te ike tere bota per lesh per nje cope tok si donbasi
    qe donbasi ti perkas rusis apo kraines kjo esht vertet cmenduri

  3. TE VUAJN SHQIPTARET PER BYTHEN E UKRAINES APO RUSISE KJO NUK ESHTE E PRANUESHME

    POR GLOBALISTET I KANE VENE NE VATHE DELET E TYRE
    KUR NJERA DELE ESHTE DYMETROSHE DHE NJE TJETER ME BALLUKE

    1. Edhe india ka arme berthamore.
      Ti biem ne gjunje indis, se mos ua jep dhe atyre ne koke.
      Me shantazh vecse koken do hash o muzhik.
      Pler ke qen nga hera. Dhe plera do ngeleni. Nuk ka pare kur te mire ndonjeher bota nga ai shtet muti.

      1. Edhe USA ka arme berthamore.
        Ti biem ne gjunje USA, se mos ua jep dhe atyre ne koke.
        Me shantazh vecse koken do hash o ameriqen.
        Pler ke qen nga hera. Dhe plera do ngeleni. Nuk ka pare kur te mire ndonjeher bota nga ai shtet muti- USA .

  4. TI PICK RUSE KOMENTO NE RUSI. SE PO IKIN DJEMT NGA SYT KEMBET, TI SHPETOJN MOBILIZIMIT. thotë:

    PO KUSH ESHTE E PRANUESHME??
    TE NA QIN NE BYTH RUSET, MEQE KAN ARME BERTHAMORE.
    D. M. TH. RRINI URT MOS U NDIENI SE UA HODHA.
    DHE KESHTU NE KOKEN POSHT E BYTHEN LART.

      1. Fol per vete po deshe, une per vete nuk ja ul breket as Rusit, as Amerikonit, as Gjermonit dhe as Alieneve po te vine. Njeriu pa dinjitet dhe moral kot qe ekziston!

  5. Orbani eshte ai qe i duhet nje vendi. Ve qytetret e vendit te vet si prioritet dhe mireqenien e tyre dhe jo te behet pjese e histerise marksiste te “katastrofes klimaterike” te “LGBT”ve, te sanksioneve pa kuptim kundra Rusise.

      1. Ky koqja o mte.Ti hiqen sanksionet Rusisë thotë trapi.Ri urtë se po të vënë sanksione dhe dhe po të izolojnë si Rusinë.

        1. O Gim koqja, sanksionet qe i ka vene perendimi Rusise kishin per qellim qe te dobesonin ekonomine Ruse dhe te j’au benin mizerje jeten ruseve. C’fare ka ndodhur me sanksionet???? Ata qe po i vuajne sanksionet praktikisht jane qytetaret e perendimit (jo udheheqesit), qe ju ka shkuar inflacioni mbi 20%, qe kane ngel pa energji, pa ngrohje dhe qe ju kane kthyer duke prere drute ne mal e duke vene ne pune qymyrin. Ndersa, Rusia vetem sa ju rrit vlera rubles dhe ate gaz i shiste Europes tani ja shet Kines, Indise.

          Dhe me e bukura o Gim loqja e sanksioneve eshte sepse ate gazin e naften ruse qe nuk ja blejne me rusit me psh;5 leke, tani po te njejten nafte e blejne me 25 leke nga Kina (e cila ja blen Rusit, e rafinon dhe shet ne Europe).

          Ja kjo eshte politika e kurvave liberale qe qeverisin Europen dhe e “myten” Rusine me sanksionet e tyre.

          1. ke folur drejt

            kush ka frike – e modifikon argumentimin e tij me ane te frikes qe ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *