• |
ide | kryesore

Rama: Do marrim nga Turqia 6 dronë të armatosur “Bayraktar”

-Instant, Arkiva, Lajme



Kryeministri Edi Rama zbuloi se Shqipëria do të marrë dronë të armatosur “Bayraktar” nga Turqia. Kreu i qeverisë tha se do të jenë 6 të tillë dhe se do të shërbejnë për qëllime civile.

“Në takimin me Erdogan nuk është folur për sulmet kibernetike. Është folur për marrjen e dronëve super-inteligjentë. Shqipëria do të marrë dronë të armatosur Bjraktar. Për punën që do të na bëjnë janë me çmim të arsyeshëm.

Ata janë gjithsej 6 dronë. Ata do të shërbejnë për qëllime civile. Për kontroll territori, ndërtimet pa leje, ndjekjen e personave në kërkim, kultivimin e kanabisit, etj. Ata kanë kamera të instaluara 24 orë dhe që do të jenë ndihmë e madhe” – tha Rama në një intervistë për “Opinion”.

Çfarë janë dronët “Bayraktar”

Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë. Kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë. Ai mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

Ai mund të pajisjet me 4 raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”. Ato janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Ky dron shihet si revolucionar për shkak të kostos realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë. Dronët e mëdhenj ushtarakë të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, si MQ-9 Reaper, kushtojnë dhjetëra-miliona dollarë. Edhe shtetet që mund të përballojnë një teknologji të tillë ka pak gjasa që mund t’i blejnë ato.

Çmimi për një njësi të Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por organizatorët lituanezë të mbledhjes së fundit të fondeve kanë sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron. Është e paqartë nëse një stacion shoqërues komandues do të blihet së bashku me dronin.

Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në ato që ajo i quan operacione “kundër terrorizmit” kundër militantëve kurdë, por edhe në luftën civile që ende po vazhdon në Libi. Por, ndikimi i tyre shkatërrues u pa gjatë konfliktit të vitit 2020 mbi rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut, kur dronët TB2 u përdorën nga Azerbajxhani kundër forcave etnike armene. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Keta dronet Bayraktar qe perdoren ne Ukraine dhe vendasit u kane ngritur kenge, per cfare operacione civile mund te perdoren?!

      1. Na myti llumi kristaqit me tao palla spiropalla bythshpuarpatronazhista thotë:

        Per te pare se ku shkerdhet spiropalla me balluken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *