• |
ide | kryesore

“Rruga e vdekjes” vijon të marrë jetë njerëzish

Arkiva, Lajme, Të fundit
rruga elbasan peqin e vdekjes



Rruga Elbasan-Peqin është kthyer në rrugën e vdekjes, pasi në këtë aks janë shënuar aksidente të shumta rrugore me viktima dhe të lënduar.

Shpesh herë shkak për aksidentet ka qenë mungesa e sinjalistikës.

Rasti më i fundit është aksidenti që ndodhi këtë mëngjes rrugë në afërsi të fshatit Bishqem. Drejtuesi i një motoçiklete u përplas për vdekje nga një furgon.

Ndërsa mbrëmë në po të njëjtin aks në afërsi të fshatit Karinë vdiq një 49-vjeçar. Ky i fundit u përplas për vdekje me një makinë tjetër.

“Rruga e vdekjes” Elbasan-Peqin është tepër e frekuentuar pasi të çon në ish zonën e kombinatin metalurgjik.

Ky aks është i gjatë 35 kilometra dhe ka 8 kryqëzime në total.

Këtu mund t’i referohemi kryqëzimit në afërsi të Paprit.

Ai kalon nëpërmjet aksit nacional Elbasan-Peqin.

Në këtë zonë kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh me pasoja të rënda.

Ndonëse aksidentet janë të shumta në këtë aks rrugor, pushteti vendor dhe drejtoria e rrugëve vijojnë të mos reagojnë dhe pse sinjalistika dhe ndriçimi është detyrim që ia cakton ligji shkruan AbcNews. Kjo rrugë nuk është e vetmja problematike në vend. Kujtojmë se edhe rruga e Shkodrës ka marrë prej vitesh jetë njerëzish.

Lexo më tej: Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, shënohet një viktimë 

Lexo më tej: Aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin, arrestohet shoferi 



1 Comment

  1. Kete rruge e kam pershkruar si me automjet ashtu edhe me motor. Ne fakt, eshte rruge teper e bezdisshme dhe shpesh per kete shkak, drejtuesit e mjeteve humbin durimin dhe vershojne ne parakalime te gabuara, shume te rrezikshme. Shto ketu, sinjalistiken mizerabel e qe shpesh eshte e pakuptimte ne disa segmente te rruges, mungesen e ndriçimit ne mbremje dhe naten edhe ky aks behet vertete vdekjeprures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *