• |
ide | kryesore

Shakira flet për herë të parë për ndarjen nga futbollisti

-Instant, Paparazzi, Slider
Shakira



Shakira ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga Gerard Pique. Në një intervistë për “Elle’, artistja  e përshkroi ndarjen si “jashtëzakonisht e vështirë” .

“Është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse ende po e kaloj. Jam në sy të publikut pasi  nuk është  një ndarje e rregullt,” u shpreh Shakira.“Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”.

Këngëtarja e “Waka Waka” pohoi se paparacët kanë qëndruar jashtë shtëpisë së saj  që kur u publikua lajmi, kështu që ajo është përpjekur “të mbrojë” fëmijët. Ajo tregoi se  pasi Milan dhe Sasha filluan shkollën, familja duhej të merrte një vendim. Do të  transferoheshin në SHBA për karrierën e saj muzikore apo do të qëndronin në Barcelonë, ku luan futbollisti.

“Njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe e bëra unë. E vendosa karrierën time në vend të dytë dhe erdha në Spanjë për ta mbështetur atë që të mund të luante futboll. Dhe ishte një sakrificë dashurie”,shtoi Shakira. Megjithatë, ajo rrëfeu se vendimi u përfitoi fëmijëve të saj, pasi ata  kishin një “nënë të pranishme”, por përfundimisht e prishi marrëdhënien e saj afatgjatë.

“Pavarësisht se si përfunduan gjërat apo si ndihemi unë dhe Gerard për njëri-tjetrin si ish-partnerë, ai është babai i fëmijëve të mi,” vuri në dukje ajo. “Ne kemi një punë për të bërë për këta dy djem dhe kam besim se do të kuptojmë se çfarë është më e mira për të ardhmen e tyre, tyre .”

Ish-çifti njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në qershor. Ata filluan të takoheshin në vitin 2010 pasi u takuan në xhirimet e videoklipit të Shakira-s “Waka Waka./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *