• |
ide | kryesore

Të parrezikshëm në 35 metrat e fundit: brenda krizës së Juves, shpëton vetëm i ardhuri i fundit, Milik

-Instant, Sport



Juventus po kërkon zgjidhje për të dalë nga momenti i krizës dhe për të bërë diferencën. Një pikë kthese që sigurisht do të duhet të nisë nga loja, por që vë në pikëpyetje edhe ecurinë e individëve. Sidomos në sulm, me përjashtim të Milik. Sipas numrave, bardhezinjtë në këtë start sezoni po shfaqin vështirësi të mëdha për të qenë të rrezikshëm në 35 metrat e fundit. Vetëm nëntë gola të shënuar në shtatë javë, një rekord negativ për Juventusin në 14 vitet e fundit. Skuadra e Allegrit është e vetmja së bashku me Romën, ende jo në dopio shifra,  mes tetë më të mirëve.

STATISTIKAT

Një e dhënë që tregon jo vetëm një sulm të lodhur, por edhe një qëndrim të përgjithshëm jo shumë agresiv në fazën e ndërtimit. Duke analizuar shifrat e zotërimit të topit në 1/3 e fundit të fushës, Juventusi është i fundit vetëm para Lecce. Por kjo nuk është e gjitha. Formacioni i Allegrit është nga fundi edhe për “goditjet në portë” (e 16-ta me 25 tentative para vetëm Lecce, Verona, Monza dhe Spezia). Si dhe për “saktësinë e goditjeve” (e 17-ta para vetëm Verona, Monza dhe Spezia).

Të dhëna të pamëshirshme që shpjegojnë krizën e Juventusit dhe në një farë kuptimi identifikojnë edhe “përgjegjësit”. Me Pogba dhe Chiesa të padisponueshëm dhe Di Maria gjysëm në shërbim, Juve vuan të shpikë në 3/4 dhe të bëhet i rrezikshëm. Sepse performanca e Cuadrado dhe Kostic, për arsye të ndryshme, sigurisht nuk është ajo që priste Allegri kur ndërtoi ekipin. Një grup faktorësh që e bënë manovrën e Juventusit të ngadaltë, të parashikueshme dhe jo shumë të dobishme në rritjen e karakteristikave të performancës së Vlahovic.

Lexo më tej: ‘Snajperi’ Vlahovic, një gol në çdo 19 topa të luajtur: vetëm Haaland ka bërë më mirë

SULMI

Me vetëm 4 gola, sulmuesi serb ende nuk ka arritur të bëjë diferencën. Tepër nervoz dhe jo shumë i saktë para porte, në kampionat Dusan ka mesatarisht një gol çdo 132 minuta. Serbi ka shënuar vetëm një gol me aksion kundër Sassuolo. Më keq se Milik, i cili përkundrazi shënon një gol çdo 72′ pa penallti dhe goditje të lira. E dhënë që nxjerr në pah se si i sapoardhuri në Vinovo është njeriu kyç ku skuadra është kapur në këtë moment të vështirë. I vetmi që është vërtet vendimtar para porteështë Milik. Në kampionat, deri më tani, i vetmi lojtar tjetër ofensiv që ka shënuar ka qenë Di Maria. Shumë pak për të trembur ndonjë kundërshtar.



1 Comment

  1. po si i bini nga kina o shkerdhata dhe nuk thoni qe ndeshjet trukohen

    “mbreti eshte lakuriq” o shkerdhata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *