• |
ide | kryesore

Udoka, lidhje intime me një vartëse, Boston Celtics pezullon trajnerin: “U shkelën rregullat e brendshme”

-Instant, Sport
Udoka



Rreth një muaj para fillimit të sezonit të NBA vjen një tjetër goditje për Boston Celtics. Një pezullim i gjatë është gati të mbërrijë për trajnerin e parë Ime Udoka, “fajtor” se ka pasur një marrëdhënie konsensuale me një punonjëse të klubit. Puna është se trajneri ka shkelur rregullat e brendshme të Boston. Një tjetër telash për Celtics pas dëmtimeve të Danilo Gallinari dhe Robert Williams.

Sipas njeriut të NBA për Espn Adrian Wojnarowski, trajneri mund të pezullohet për të gjithë sezonin. E megjithatë vendi i tij i punës nuk duket të jetë në rrezik. Pasojat disiplinore në fakt janë të lidhura ngushtë me rregullat e Celtics dhe jo me atë të NBA. Pikërisht për këtë motiv nuk do të aktivizohet asnjë masë nga liga amerikane ndaj trajnerit Udoka. Trajneri pritet të zëvendësohet nga një prej ndihmësve të tij, 34-vjeçari Joe Mazzulla.

Sigurisht nuk është një moment i mirë për Boston. Pezullimi i trajnerit Udoka është në fakt vetëm telashi i fundit. Në fillim dëmtimi në gju i Gallinarit, ndërsa ditët e fundit lajmi se Robert Williams duhet t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik. Një ndërhyrje në gjurin e majtë (i operuar tashmë pranverën e kaluar për një këputje të meniskut), që do ta mbajë larg fushave për 6-8 javë. Gjithsesi, sipas bastshkruesve, e gjithë kjo nuk duket se ka dëmtuar skuadrën që vazhdon të jetë favorite për të fituar titullin në vitin 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *