• |
ide | kryesore

Ultrasit marrin përgjigjen e Bonuccit: “Mosmirënjohja? Kam jetuar gjithë karrierën kështu”

-Instant, Sport

Në kampin e Italisë është vigjilja e ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Anglisë. Në konferencën për shtyp Leonardo Bonucci, i është përgjigjur cinizmit të tifozëve të Juventusit. Ultrasit bardhezi në një komunikatë theksuan se kapiteni kurrë nuk ka qenë një lider: “Mosmirënjohje? Nëse do të kishte ndodhur kohët e fundit do të isha i befasuar. Por kam jetuar gjithë karrierën kështu, asgjë nuk më tremb – shpjegoi ai -. Kam jetuar momentete më të këqija në jetën time, asgjë nuk më frikëson më”.


Në këtë pikë nuk përjashtohet që në San Siro të ketë fishkëllima. E Bonucci i paraprin, duke kundërsulmuar: “Kush fishkëllen një lojtar të kombëtares italiane, për mua është një person pa tru. Në atë moment lojtari përfaqëson të gjithë kombin, edhe atë që fishkëllen – shtoi ai –. Nuk e kuptoj pse Donnarumma, i cili vetëm bëri një zgjedhje, duhet fishkëllyer. Nuk ishte i pari dhe nuk do të jetë as i fundit që fishkëllehet. Duhet të rritemi nga pikëpamja kulturore”.


ITALIA

Kombëtarja për kapitenin e Juventus është një mundësi për të lënë pas zhgënjimet me bardhezinjtë. “Kur vij në kombëtare rigjenerohem, por jo vetëm këtë herë. Ka 12 vjet që është kështu. Këtu mund të marrësh ajër të pastër, je bashkë me një grup për 10 ditë radhazi. Për Kupën e Botës 2026 nuk mendoj, nuk është objektivi im. Unë dua të ndihem mirë dhe të ndihmoj kombëtaren, për aq kohë sa të mundem dhe trajneri e do këtë”.

Ngacmimi i gazetarëve pikërisht mbi të qenit lider, pikë në të cilin Bonucci u sulmua nga ultrasit, nuk mungoi. “Më shumë liderë me Italinë apo Juventusin? Unë ndihem vetja, gjithmonë. Për mirë ose për keq, gjithçka që kam bërë në karrierën time e kam bërë duke qenë vetvetja. Qoftë te Juventusi apo kombëtarja, sillem ashtu siç besoj se është e drejtë. E rëndësishme është që në në mëngjes ta shikoj veten në pasqyrë dhe të jem i vetëdijshëm se kam dhënë gjithçka për ekipin”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.