• |
ide | kryesore

Yuri Kim shpreh mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kim



Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u shpreh pro “Ballkanit të Hapur” ditën e sotme.

“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vetes.” 

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet. Përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konseguente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, deklaroi ambasadorja Kim.

Kim e bëri deklaratën në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Iniciativa “Open Balkan” mund tw quhet sw paku njw projekt kontrovers. Iniciativa ka njw nisje tw dyshimtw. Njerwzit qw e kanw pompuar mw sw shumti kwtw ide janw Aleksandwr Vuçiç dhe Edi Rama. Ky i fundit wshtw kryqwzuar nga segmenti berishian i opozitws pwr kwtw iniciativw. Wshtw quajtur “tradhwtar” dhe “argat serb”. Por kjo nuk e ka bwrw Ramwn tw twrhiqet nga projekti. Kur ndwrkombwtarwt e nwpwrkwmbnin projektin e tij tw preferuar, Rama kurdisi edhe Kwshillimin Kombwtar pwr t’i thwnw atyre se shqiptarwt ma kwrkojnw ta ndjek kwtw projekt, ashtu si legalizimin e kanabisit. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Gjukanoviç: Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e ‘Open Balkan’ pavarësisht ç’thotë Vuçiç dhe Rama 

Lexo më tej: Kurti i vendosur kundër Open Balkan: Procesi i Berlinit, mundësia më e mirë për rajonin 

Lexo më tej: Amerikanët dhe Open Balkan/ Reagimet pas ndërhyrjes së Lavrov në lojërat gjeopolitike të rajonit 



12 Comments

  1. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kane perfaqesite e tyre te ShBA.
    A ka zonja Kim nje pozite te tille qe te mbivendoset ne Ballkanin Perendimor permbi homologet e saj ne keto vende e t’ju beje thirrje nga Tirana per “Ballkanin e Hapur”?!

  2. Ballkani i Hapur po del qe Shqiperise po i shpohen breket.
    60% e xhiros nder shtetet e kesaj nisme, po shkon vetem ne Serbi.
    Po tregtia me Kosoven pse u zvogelua?
    Kush dilka i fituar?
    Me siguri ky gamori yne buzebardhe, vepron sipas parrullave te Partise dikur, nga fitorja ne fitorje. Yshshsh or dreq se na zure rrugen gjithe keto vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *