• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në Patos, digjen tokat me ullinj

-Instant, Lajme, Të fundit
zjarr



Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Margëlliçit, në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të kultivuar me ullinj. Vatra e zjarrit po përparon me shpejtësi edhe falë erës. Kujtojmë që Margëlliçi është zonë e banuar. Kanë qenë pikërisht banorët ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës të reparteve Patos, Roskovec e Albpetrol. Nuk dihet ende se si ka rënë ky zjarr në kodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *