• |
ide | kryesore

3 të arrestuar te Spitali i Traumës, Prokuroria zbardh detajet: Merrnin lekë për të kryer skanerin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fitim marku, mjeku, spitali traumes, tirane, korrupsion, arrestim

Prokuroria ka bërë një deklaratë lidhur me arrestimin e dy mjekëve dhe një infermiere te Spitali i Traumës. Organi i akuzës thotë se të arrestuarit merrni para për kryerjen e skanerave nga mjekët. Më poshtë deklarata e plotë.


Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:


F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me deryrë infermiere; dhe

S. B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

 


4 Comments

  1. Mernin apo ja jepnin?Se kur të kërkon duke i sjellur si në pronën e vet është e rëndë ama nëse dikush i le për zemër t’i japi mund të konsiderohen dhuratë.Dhe dhuratën e pranon dhe mreti.Ene Rama përshemëll dhurata ka mor por ama i nërseu policët kunër daktorit të shkret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.