• |
ide | kryesore

47 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, ne 24 orët e fundit



Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 47 raste të reja me koronavirus ndërsa fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID.

Ministria e Shëndëtësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 5 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 176 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 678 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 17 në Tiranë, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, nga 3 qytetarë në Fier, Dimal, nga 2 qytetarë në Durrës, Dibër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Lezhë, Krujë, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Selenicë.

Statistika (23 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 47
Të shëruar në 24 orë 176
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 625
Testime totale 1,977,680
Raste pozitive 330,762
Raste të shëruara 326,495
Raste Aktive 678
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 327
Shkodër 69
Elbasan 70
Fier 56
Vlorë 43
Durrës 35
Lezhë 21
Dibër 19
Berat 14
Korçë 13
Gjirokastër 11
Kukës 0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *