• |
ide | kryesore

Ambasadorja e BE: Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave

-Instant, Lajme, Të fundit



Luftën kundër trafikimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit janë kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, ndërkohë që ka nisur rrugën e anëtarësimit në BE, pas çeljes së negociatave.

Këto kushte i bëri të ditur sot ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann. Në prezantimin e projektit të Bashkimit Europian EU4LEA, për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, ambasadorja tha se çelja e negociatave ka sjellë një rrugë maratonë dhe se duhet bashkëpunim.

Hohmann e cilësoi kusht të rëndësishëm daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, ndërkohë që do të nisë procesi i plotësimit të kapitujve. Po ashtu ajo veçoi se do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve.

Së katërti; do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore.

Së pesti; zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta.

Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme në këtë përpjekje, prandaj jemi këtu. Ky projekt për zbatimin e ligjit është këtu. Sipas këtij projekti shtete anëtare janë të gatshme për të bashkuar forcën që të japin ekspertizën e duhur. Duhet të punojmë së bashku për një Shqipëri më të sigurt.

 Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Ne do të vazhdojmë të mbështetemi te angazhimi juaj i plotë. Në një botë që është gjithnjë edhe më e turbullt bashkëpunimi në fushën e drejtësisë duhet të jetë më i fortë. Kjo kërkon edhe një dialog të fortë në nivelin politik.

Në 3 dhe 4 nëntor Tirana do të mirëpresë takimin ministerial mes BE dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ajo.



4 Comments

  1. Ambasadorja e BE duhet t’i thote keto ne zyren e Rames dhe ne Bruksel, ilustruar me kullat ne Tirane.
    Nese Ambasadoret e SHBA dhe BE i mbyllen syte per kanabizimin e vendit dhe tonelatat e kokaines ne portin kryesor te Shqiperise nuk duhet te bejne Shvejkun me qeverine.

    Ne te kundert bejne krim ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *