• |
ide | kryesore

Brad Pitt, tashmë me një linjë për kujdesin ndaj lëkurës

-Instant, Paparazzi, Slider



Brad Pitt ka lancuar së fundmi linjën për kujdesin e lëkurës, ‘Le Domaine’. Linja ofron një krem, pastrues dhe serum për fytyrën që varion midis 80-385 dollarë.

“Unë e di se ka produkte të reja pothuajse çdo ditë që njerëzit po përpiqen t’i lançojnë,” tha Brad për Vogue, “por nëse nuk do të kisha parë një ndryshim të vërtetë në lëkurën time, nuk do të nxirrja në treg markën.” Ne e testuam Le Domaine dhe unë u befasova me të vërtetë nga rezultatet.”

Aktori zbuloi gjithashtu se bashkëpunoi me familjen Perrin të vreshtarëve të Château Beaucastel dhe zbuloi se produktet e tij prodhohen në Francë.Rrushi i injektuar në linjën e kujdesit të lëkurës është nga Chateau Miraval, vreshti që ai bleu me Angelina Jolie në 2012.

” Château Miravalhapi shumë ide që normalisht nuk do t’i kisha marrë në konsideratë,”tregoi Piit duke shtuar se ai është frymëzuar nga ish-e fejuara Gwyneth Paltrow dhe kompania e saj Goop. “Ajo është ende një shoqe vërtet e dashur dhe ka ndërtuar këtë perandori.”

Ai vazhdoi, “Ajo  ishte ndoshta e para që më detyroi të laja fytyrën dy herë në ditë.”

Dhe ndonëse linja e re e Brad fokusohet në kujdesin e lëkurës, ai shpjegoi se  nuk “po ikën nga plakja”.

“Unë do të doja të shihja kulturën tonë duke e përqafuar atë pak më shumë,” deklaroi ai. “Diçka që diskutuam në themelimin e Le Domaine ishte ky titull “anti-plakje”. Është qesharake. Është një përrallë. Por ajo që është e vërtetë është të trajtosh lëkurën tënde në një mënyrë të shëndetshme. Unë mendoj se ne po mësojmë se nëse e duam veten, nëse e trajtojmë veten pak më mirë, atëherë kemi përfitime afatgjata.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *