• |
ide | kryesore

CNN anulon intervistën me presidentin e Iranit

-Instant, Arkiva, Planet



Christiane Amanpour, gazetare veterane e rrjetit televiziv amerikan, CNN, ka anuluar një intervistë me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, pasi ai i ka kërkuar që të vendosë një mbulesë në kokë përgjatë takimit në Nju Jork.

Amanpour ka thënë se asnjë prej presidentëve paraprakë të Iranit nuk i ka kërkuar që ajo të vendosë mbulesë kur ka zhvilluar intervistat jashtë territorit iranian. Ajo ka thënë se një ndihmës i Raisit i ka thënë se duhet të bëjë diçka të tillë për shkak të “situatës në Iran”.

Vdekja e një gruaje të re në Iran, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë, ka nxitur protesta dhe zemërim brenda shtetit. Mahsa Amini, 22-vjeçare, ka rënë në koma javën e kaluar. Ajo ra në koma disa orë pas arrestimit nga Policia për Moral. Zyrtarët besohet se e kanë goditur kokën e Aminit me pajisje të forta. Policia ka thënë se nuk ka të dhëna për keqtrajtim të saj. Por, ajo ka pasur “sulm të papritur në zemër”.

Protestat, tani në ditën e tyre të shtatë, janë zgjeruar në 80 shtete tjera dhe qyteza të Republikës Islamike. Të paktën 17 persona janë vrarë.

Lexo më tej: Protestat në Iran, shkon në 17 numri i të vdekurve 

Intervista me Raisin do të ishte e para në tokën amerikane, në kuadër të vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Amanpour ka thënë se ka qenë e gatshme që të kryejë intervistën kur një prej ndihmësve të presidentit ia ka kumtuar kërkesën. “Ne jemi në Nju Jork, ku nuk ka ligj apo traditë sa u përket mbulesave në kokë”. Kështu u shpreh ajo më vonë në Twitter.

Ekipi i saj është larguar nga vendi ku do të mbahej intervista. Kushtin e Iranit e ka konsideruar “të pashembullt dhe të papritur”. Më vonë ajo postoi një fotografi. Aty shihet pa shami dhe e vetme në dhomën ku do të duhej të mbahej intervista./ REL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *