• |
ide | kryesore

Kanye West i kërkon falje publike Kim K: Më fal për gjithcka

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West i ka kërk uar sërish falje publike Kim Kardashian. Në një intervistë me ABC News ai u shpreh se i vjen keq që shpërthimet e tij në internet i kanë shkaktuar stres ish bashkëshortes.

“Ajo është nëna e fëmijëve të mi. I kërkoj falje për çdo stres që i kam shkaktuar, i tha  ai West Davis. “Unë kam nevojë që ky person të jetë më pak e stresuar. Të jetë sa më e qetë që të jetë në gjendje t’i rrisë ata fëmijë.”

Kur u pyet nëse West ndjen se vendimet e tij për fëmijët dëgjohen”, ai deklaroi se shpesh duhet “të bëjë luftë” që të arrihet kjo gjë. Ai vazhdoi të shpjegonte se dëshiron që fëmijët të ndjekin shkollën e tij private Donda Academy. “Unë dua që fëmijët e mi të shkojnë në Donda dhe më duhet të luftoj për këtë gjë”, shtoi reperi.

Kanye rrëfeu gjithashtu se betejat e vazhdueshme personale, i kujtuan atij ato profesionale.

“E njëjta gjë që po ndodhte në Gap apo në Adidas ishte e njëjta me atë që po ndodhte në shtëpinë time,”u shpreh artisti. “Ishte një shpërfillje për zërin e diçkaje që unë bashkë-krijova. Unë bashkë-krijova fëmijët. Unë bashkë-krijova produktin në Adidas. Unë bashkë-krijova produktin në Gap”.

Kim  bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë. Që nga ajo kohë, ai e ka sulmuar shpesh themeluesen e Skims duke postuar për të dhe ish partnerin e saj,Pete Davidson në Instagram./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *