• |
ide | kryesore

Një i arrestuar dhe dy të proceduar për zjarrvënie në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Zjarr në Karaburun, zjarrfikësit shkojnë me gomone të shuajnë flakët



Policia e Vlorës ka vënë para drejtësisë tre persona të akuzuar për zjarrvënie. Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se kanë arrestuar autorin e 2 zjarreve në Tragjas dhe Dukat. Në banesën e piromanit është gjetur një armë zjarri me fishek në fole. Sipas autoriteteve, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një tjetër zjarrvënie. Kjo e fundit është kryer më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat. Aty u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi”, tha policia.

Sa i përket zjarrit në Zvërnec e Dukat, policia e Vlorës ka arritur të identifikojë personat e dyshuar të cilët janë nën hetim.

Njoftimi i policisë

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit:

E. B., pasi duke bërë pastrimin e bimëve të egra në ullishten e tij, me anë të djegies me zjarr. Dyshohet se aksidentalisht zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, në fshatin Kaninë;

M. B., pasi duke punuar me troko, për shkak të shkëndijave janë djegur disa bimë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe me pemë ulliri. “, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *