• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kalime të kthjellimeve dhe vranësirave

-Instant, Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit, kalime të vranësirave



Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ato do të jenë më të dukshme përgjatë kufirit lindor. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi shtim të lehtë të vranësirave. Kjo do të sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme mbeten në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes. Megjithatë do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe Veriu i kontinentit do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut paraqitet Europa Jugperëndimore. Ndërsa pjesa me e madhe e Europës Qëndrore dhe Jugore do të dominohen nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.

Kosova

Prej disa ditësh Republika e Kosovës është nën dominimin e kthjellime dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU më të dukshme vranësirat do të jenë gjatë mesditës dhe pasdites. Ndërsa paraditja dhe orët e mbrëmjes do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qëndrore të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktoj kushtet e motit në MV, KU orët e para të ditës do të sjellin kthjellime në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa mesdita dhe pasditja do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalimeve të pakta vranësirash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *