• |
ide | kryesore

Rama: Momenti i çuditshëm kur takova Scholtz pasi iku Merkel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama scholtz



Kryeministri Edi Rama ka treguar disa detaje nga marrëdhëniet me kancelarët e gjermanë. Ai nuk i kursen lëvdatat për Angela Merkel edhe pse thotë se ishte e vështirë t’i lije asaj përshtypje.

“Do të them një gjë, nuk është shaka, është e vërtetë. Kur takova Scholtz në zyrën e Angelas, për ca minuta po ndihesha shumë çuditshëm. Sepse po mendoja ishte ajo që prezantonte veten e saj si burrë para meje.

I njëjti qëndrim, e njëjta mënyrë e mbajtjes së duarve, e njëjta pamje, i njëjti reagim, i njëjti ton zëri. E kuptova që nuk ishte ajo, por ai, në momentin kur tha jam i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit tim. Ajo nuk do e thoshte kurrë këtë.

Dhe unë i thashë edhe sa mandate duhet të fitosh ta realizosh një gjë të tillë. Mendoj se është tërësisht e padrejtë ta kritikosh nisur nga krahasimi me Angela Merkelin. Kur ajo u largua nga detyra dhe besoj që nëse njerëzit përpiqen të rikujtojnë Angelan në muajt e saj të parë në detyrë, jam i sigurt që ajo dhe Scholzi do të jenë sërish të njëjtit.

Ajo nuk ishte Angela që njohim sot. Ajo ishte shumë më e brishtë, shumë më e pasigurt. Kështu që mendoj se ai i ka të gjithë kapacitetet të jetë në lartësinë e Angelas në të ardhmen” – tha Rama në një intervistë për Alastair Campbell i cili e pyeti nëse ishte Merkel politikania më e mirë e kësaj dekade.

LEXO EDHE: “Scholz nuk mbështeti ‘Ballkanin e Hapur’?”/ Rama: Nuk do përtonte ta thoshte as midis nesh, as në publik

“Ndoshta kjo dekadë ka qenë më e lehta për të qenë më e mira në Evopë. Pasi konkurrenca nuk ka qenë edhe aq e madhe. Po, mendoj se ajo i shpëtoi nderin Evropës dhe nderin e qytetërimit tonë në momentin kur ajo qëndroi shumë fort përballë valës së madhe të refugjatëve në vitin 2015.

Kjo ishte diçka fantastike. Përkundër të gjithë sondazheve, përkundër gjithë opioninit publik, përkundër gjithë frikës dhe së panjohurës, ajo qëndroi fort dhe ky ishte padyshim një moment i jashtëzakonshëm. Kur njeriu ndjehet vërtet i privilegjuar që e ka njohur kancelaren.

Pastaj mendoj që, po, ajo ishte e jashtëzakonshme në kuptimin që ajo nuk shprehu kurrë ide utopike. Ajo gjithmonë ishte e përgatitur. U qëndroi gjithmonë fakteve dhe u përpoq gjithmonë të ishte e vërtetë. Mendoj që Angela Merkel ishte dikush që nuk mund t’i lësh mbresa.

Po, e pamundur. Ajo ishte dikush që nuk e ndjente nevojën për t’i rënë në sy. Ishte shumë e sjellshme dhe shumë e njerëzishme, por të qenët se nuk tërhiqet nga gjërat është shkalla më e lartë e respektit, dinjitetit dhe vetëdijes së saj. Mendoj se ishte e jashtëzakonshme. Nuk ishte dikush që të mund t’i lije mbresa” – tha Rama. ©LAPSI.al



6 Comments

      1. Te duket vetja si perendimor o “bajge” ?????? Ti ke dy mandate ,po edhe 5 mandate te te japin ti nuk e con dot vendin ne BE ,sepse ke mbjell vetem droge,veetem korrupsion,vetem paaftesi,vetem pasiguri,vetem mjerim dhe krim! Kur te shkosh ti dhe pjella jote dhe te gjithe ata qe kane abuzuar me pushtetin dhe kane futur duart thelle ne xhepat e shqiptareve perfshi edhe Lulushi,Sal vicitolin,edhe Like floririn ,atehere Shqiperia do te marre fryme thell dhe do ti bashkohet BE!

        1. vendet vasale hyjne lehte ne BE

          nuk e con kush
          dhe ky skllavi dymetrosh dhe ai kari eri i tirones
          jan shkerdhata

  1. Po mo shkerdhate vasal skllav i sorros homoseksualit

    popullit po i vjen varferia ne fyt
    ti kurve krihesh me ke takon dhe ke jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *