• |
ide | kryesore

Rikthehet pas 30 vitesh, “The Bodyguard”

-Instant, Paparazzi, Slider

“The Bodyguard”, me Kevin Costner dhe Whitney Houston, po rikthehet në kinema për 30-vjetorin e tij. Filmi, i cili fillimisht debutoi në nëntor 1992, do të shfaqet vetëm për dy ditë në nëntor. Lajmi u konfirmua nga Costner përmes rrjetit të tij social,Instagram.


“Në nëntor, 30 vjet pas premierës së tij të parë, “The Bodyguard” do të rikthehet në kinema. Jam i emocionuar që ne të gjithë mund ta ripërjetojmë këtë film dhe magjinë që ndodhi kur Whitney doli përpara kamera”, ka shkruar ai krahas një imazhi të tij dhe Houston në film. “Shpresoj se do të na bashkoheni për të festuar këtë film dhe trashëgiminë e saj,” shtoi Costner.


Këngëtarja e “I Will Always Love You” vdiq në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare pasi u mbyt në një vaskë në hotelin Beverly Hilton. Sëmundjet e zemrës dhe substancat narkotike ishin faktorët që kontribuan në vdekjen e saj. “The Bodyguard” ishte debutimi në film i Houston. Ajo luajti si Rachel Marron, një superyll në rritje. Costner, i cili mori rolin e Frank Farmer, ishte truproja i punësuar për ta mbrojtur atë. Në film luajtën edhe Michele Lamar Richards, Bill Cobbs, Ralph Waite dhe Gary Kemp.

Lajmi vjen menjëherë pasi u publikua traileri për filmin biografik të Houston “I Wanna Dance With Somebody”. Publiku mori pamjen e parë të Naomi Ackie që portretizonte këngëtaren e ndjerë amerikane. Traileri përmban momente të ndryshme nga karriera e saj, duke përfshirë performancën e vitit 1991 “The Star Spangled Banner” në Super Bowl. Disa sekonda më vonë, një intervistues dëgjohet duke pyetur Houston-in pse muzika e saj nuk është “Black mjaftueshëm” dhe ajo përgjigjet: “Shiko, unë nuk di të këndoj Black, dhe nuk di të këndoj as White. Unë di të këndoj”. Filmi do të publikohet nga Sony Pictures më 21 dhjetor 2022./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.