• |
ide | kryesore

Të dielën zgjedhjet në Itali/ Kush është gruaja që po bën Evropën të dridhet

-Instant, Arkiva, Kryesore, Planet



Në vjeshtën e vitit 1922, Benito Mussolini, themeluesi ambicioz dhe karizmatik i Partisë Fashiste, u bë kryeministri më i ri i Italisë. Ai mori pushtetin pasi një marshimi në Romë, duke sjellë një periudhë të errët të sundimit totalitar.

Një shekull më pas, Italia duket se do të drejtohet sërish nga një udhëheqëse e ekstremit të djathtë. Të dielën e ardhshme, votuesit pritet të zgjedhin si kryeministren e re Xhorxhia Melonin, drejtuesen e partisë Fratelli d’Italia, Vëllezërit Italianë, një parti prejardhja e së cilës buron fashistët e Musolinit. Shumë italianë dhe evropianë janë të shqetësuar me të drejtë.

Ngjitja e saj e mundshme në krye të vendit, vjen në një kohë delikate për Italinë, vend i goditur jo pak nga problemet ekonomike të kohëve të fundit, inflacioni i lartë dhe kriza e emigracionit. Po ashtu, ajo ngre pikëpyetje të pakëndshme mbi idenë e identitetit dhe unitetit evropian. Për më tepër, është një simptomë e gjendjes së keqe politike në Itali, por edhe e valës populiste që ka nisur të ketë sërish sukses në mbarë botën.

Po kush është Xhorxhia Meloni?

Ajo është akuzuar si një provokatore politike. Si një nacionaliste krenare, me qëndrime shumë të ashpra kundër emigrantëve, dhe që flet vazhdimisht për mbrojtjen e Italisë nga “islamizimi”. Nga ana tjetër e paraqet veten si mbrojtëse e vlerave tradicionale familjare, duke e politizuar Krishterimin dhe amësinë, si gurët e themelit të identitetit autentik kombëtar italian.

Në një fjalim të vitit 2019, ajo tha:“Unë jam Xhorxhia. Jam një grua, nënë, jam italiane, dhe jam e krishterë!”. Por Meloni është një kameleon politik. Ajo e ndryshon strategjinë sa herë që kjo është politikisht e dobishme për të. Kur ishte më e re e admironte hapur Musolinin, dhe e konsideronte atë një politikan të mirë. Por e pyetur në prag të zgjedhjeve të 25 shtatorit, nëse ishte dakord që udhëheqësi fashist ishte i keq për Italinë, ajo tha “Po”. Me kalimin e viteve, ka shprehur admirim për liderë të konsideruar nga shumë analistë si ultra nacionalistë, si Vladimir Putin në Rusi , Viktor Orban në Hungari dhe Marin Lë Pen në Francë.

Lexo me tej:

Profil/ Kush është neo-fashistja që mund të fitojë zgjedhjet në Itali

Po ashtu, ajo është përpjekur të pozicionohet si e lidhur me konservatorizmin e Partisë Konservatore në Britani dhe Partinë Republikane në SHBA. Kohët e fundit, Meloni është përpjekur të distancohet nga mbështetja e mëparshme ndaj Rusisë dhe Kinës, dhe të ritheksojë gadishmërinë e saj për t’i shërbyer me atdhetarizëm vendit të saj. Dhe mesa duket ky truk ka funksionuar.

Aleanca e ekstremit të djathtë e Fratelli d’Italia e Melonit dhe partitë që kanë të njëjtën qasje, Lega dhe Forza Italia, synojnë të fitojnë të dielën, shumicën absolute në parlamentin e ri. Por më shumë ka spikatur partia e Melonit.

Sondazhet tregojnë se ajo do të fitojë çerekun e të gjitha votave. Një rritje e jashtëzakonshme. Nga pak më shumë se 4 për qind në vitin 2018, në mbi 25 për qind këtë vit. Kjo trajektore sugjeron që ose kjo parti ka hequr dorë nga lidhjet e saj historike me fashizmin, apo që shumë italianëve nuk u intereson më kjo gjë. Fratelli d’Italia është një pasardhëse e partisë Lëvizja Sociale Italiane, e formuar nga mbështetësit e Musolinit pas Luftës së Dytë Botërore.

Meloni është përpjekur të krijojë njëlloj distance me të kaluarën, duke deklaruar se e djathta italiane e konsideron fashizmin si një dukuri të kufizuar në historinë e Italisë. Po ashtu ajo ka shfrytëzuar ndjenjat kombëtare të pasigurisë dhe ankthit, të shkaktuara nga krizat e shumta me të cilat është përballur vendi gjatë 2 viteve të fundit. Këtu përfshihet pandemia e Covid-19 që goditi rëndë Italinë, dhe krizat e mëdha humanitare ende të pazgjidhura, të shkaktuara nga migrimi masiv përmes Detit Mesdhe, ku Italia është vendi kryesor pritës i emigrantëve që zbarkojnë në Evropë.

Krizat si nxitje e ekstremeve

Ndërkohë, ky vend po përballet me një inflacion në rritje, dhe një krizë energjetike të vazhdueshme, të nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe strategjia e Putinit për ta përdorur gazin e saj si një armë kundër Bashkimit Evropian. Përballë këtyre krizave, Meloni e ka pozicionuar veten si njeriu që do ta “shpëtojë” Italinë.

Historia ka vërtetuar se në kohëra të pasigurita, liderët karizmatikë ultra-nacionalistë priren të dalin mirë në zgjedhje. Me një formulë të njohur të vendosjes së Italisë “në plan të parë”, euroskepticizmi, ksenofobia dhe islamofobia e Melonit – të ripaketuara si patriotizëm – kanë fituar shumë popullaritet tek italianët. Por suksesi i Fratelli d’Italia, nuk ka të bëjë vetëm me Melonin.

Ana e kundërt e suksesit të saj, është dështimi i partive të tjera, dhe kaosi i shkaktuar nga rënia e qeverisë që preku shumë nga partitë që ishin pjesë e saj. Zgjedhjet e parakohshme në Itali pasuan dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi , një ekonomist i admiruar në arenën ndërkombëtare me nofkën “Super Mario” për shkak të menaxhimit mbresëlënës që i bëri krizës së eurozonës kur ishte kreu i Bankës Qendrore Evropiane.

Draghi drejtoi një koalicion të gjerë, por u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik, në mesin e një krize ekonomike dhe politike të thelluar, kur disa partnerë të koalicionit u kthyen kundër kryeministrit. Italia ka pasur historikisht shumë probleme me lidershipin e saj politik.

Mallkimi i koalicioneve

Sistemi politik siguron vetëm qeverisje me koalicion. Dhe kjo nënkupton shpesh qeverisje nga një grupim partish, axhendat dhe vizionet e të cilave mund të jenë drastikisht të ndryshme, madje ndonjëherë gati reciprokisht përjashtuese.

Rënia e qeverisë Draghit ka dëmtuar shumë parti në të gjithë spektrin politik, përfshirë Lëvizjen 5-Yjet dikur shumë popullore. Partitë politike që po përfitojnë nga ky kaos politik kanë qenë kryesisht ato të djathta. Meloni ka garuar në këtë fushatë me sloganin ”Pronta a Governare” (Gati për të qeverisur!). Por tani pyetja është nëse Italia është gati për Melonin si kryeministre.

/ “The Conversation” – Bota.al



19 Comments

  1. Te mobilizohen te gjithe emigrantet shqiptare dhe mos te kete rrjedhje votash.99% te jemi kunder saj(se 1% do kete sharlatan si Vladimir Kosturi qe mbeshtet keto lloj levizjesh(apo akoma edhe me keq),edhe kur ato levizje apo qeveri jane kunder nesh

    1. Vladimir Kosturi*-nje nder anti shqiptaret dhe spiunet me te devotshem jo vetem anti-Kosove e pro serb/rus por edhe kunder vete Shqiperise. Kur ka guxim ne publik ,e merrni me mend ne prapaskene ce cben. Nje rracist i ndyre qe vete jetoi si emigrante dhe lufton kunder emigranteve ne nje shtet te huaj qe nuk eshte as i tij

      1. Ja cfare komentuesi je ti,,qe e fillon debatin me ofendim. Ja cfare shqiptari, qe perkrah nje ekstremiste , qe une as sse njoh, por qe mjafton qe thuhet se qenka kunder emigranteve,i bie te jete kunder 1 milion shqiptareve. Ja, ky je ti, qe shet dhe 1 muilion shqiptar vetem se paske simpati per kete ektremisten.(dhe qe dyshoj qe as ti se njeh shume kete politikanen, ose je pjese e atij 1% qe permenda, per te mos thene se je vete Vladimiri (se komenton neper portale dhe ai,si cdo percares e antishqiptar)

  2. Afera me ish-Klubin Partizani, akuza e SPAK parashikon mbi 15 vite burg, të gjithë emrat e implikuar nga Berisha, Mediu, Ruli, Bode, Bylykbashi tek Gjunkshi,vetem ju te lapsit e shikoni qe europa dridhet nga kjo grua

    1. Picke e sateme, me becchetin dhe inceneretoret rilindja duhet t3 shkoje ne bur per 5 shekuj, ptu plehre e ndyre

  3. Kosturi nuk eshte ne Shqiperi si krahine, por ne Greqi dhe kufi me Shqiperine, ndaj mos u habisni qe mes nesh jane lindur e rritur edhe pakicat apo disa grupe etnike, si : maqedonas, serbe, bullgare, greke dhe hebrenj.

    Ishim mesuar te mos benim dallime dhe i quanim shqiptare ne nje kohe tjeter, edhe per faktin se ne Shqiperi dhe Kosove keto pakica ishin dhe jane numerikisht shume te vogla, ndryshe nga Europa e vendet fqinje.

    Eshte normale qe seicili te doje me shume vendin e origjines, por ajo qe nuk durohet jane rastet e mosmirenjohjes ndaj Shqiperise ku erdhen te paftuar, apo me keq akoma nje inat instiktiv per ne.

    Sa per zgjedhjet kete vit neper Europe ka me shume shanse e djathta per shkak te luftes ne Ukraine, covidit, krizes ekonomike dhe politikave te BE-se ne 10 vitet e fundit.

    Ne keto kushte ka dale ne plan te pare antiglobalizmi, interesat kombetare dhe shpesh fryma nacionaliste e se djathtes, perfshire ekstremistet.

  4. Mos ja qani hallin Italise o pellazge. Meloni nuk eshte as fashiste, as extremi i djathte apo ku di une se cfare. Keto jane epitete qe elitat marksiste qe kane kapur prej hunde USA dhe pothuajse gjithe shtetet e Europes perendimore, ju vene kujdo lideri pertie qe ve ne plan te pare qytetaret e vendit dhe mireqenien e tyre ne plan te pare, qe mbeshtet vlerat konservatore te familjes e shoqerise dhe qe nuk i gelltisin “progresizmin majtist” me prindi 1, prindi 2, me anashkalimin e kushtetutes se vendit dhe dorezimit te sovranitetit tek nje elite te pasur qe as nuk jan evotuar dhe as jane zgjedhur ndonjehre per te drejtuar. Sot fatkeqeisht ka ardhur dite qe cfare konsiderohej normale deri dje te quhet “extrem i djathte” dhe degjenerimi dhe shtypja e lirive te njerezve te quhet “progresizem liberal”.

    Fatkeqesisht, jo vetem shqiptaret por shumica e perendimi bien pre e bombardimit me lajme propagande qe bejne keto parti “liberlae” por qe ne thelb jane komuniste dhe qe fatkeqesisht kane gjithe mainstream media me vete sepse normal kane gjithe “sponsorat” nga pas, per te cilet ata punojne dhe jo per popujt e tyre.

    1. Preja e pare je ti e propagandes. Komunizmi nuk ishte pro LGBT, Emigrimit dhe prones private. Ketajqne fashiste neoliberal

  5. e ca te keqe ka , evropa liberale po paguan faturen e gabimeve te veta . italia nuk mund te behet putana e gjermanise dhe frances.

  6. O ju të Lapsi përse e quani udhëheqëse të ekstremit të djathtë.Nuk mund të shkruani të tilla gjëra.
    Ju ose nuk keni njohuritë e duara ose i bashkoheni kopesë të gazetarëve të majtë italianë.Boll mo.Ajo është përfaqësuese e të djathtës konservatore dhe ka tani një popullaritet të madh sepse popullit italian i ka ardhë deri në fund nga partitë e majta.Atje votat gjithmonë i ka e djathta dhe qeveritë i bën e majta me ndihmën e presidentit që e rizgjodhen përsëri.Njesoj si në Shqipëri.Votat i ka opozita qeveritë i ka Rama.

  7. Ky shpellkari Gimi thote qe votat i ka pd etj dhe qeveris rama,kur dihet boterisht qe salih metaj ka fituar vetem nje here zgjedhjet ato te 1992 dhe nuk ka fituar me dhe ne 2005 spiuni metaj solli salih karaxhicin ne pushtet,shto dhe xhuvelistat qe salih u be kryeminister,ka 10 vjet qe vetem humbet o gimi te qifte Qimi

    1. eshte ide globaliste te bej tymnaje (smokescreen)

      dikur ishte perca dhe sundo
      tani eshte bej tymnaje dhe sundo

    2. O klluf kari, po keshtu eshte kur komunistet i bejne hilet qe ne tavolne me reforma sepse nje deputet ne bastionet e komunisteve psh ne Vlore zgjidhet me 8000 vota, ndersa po nje deputet ne bastionet demokrate te themi ne Peshkopi a Kukes, zgjidhet me 12,000 vota. Qe ketu fillon deformimi i perfaqesimit. Beje mazhoritar te paster dhe vota e shqiptarit te kete te njejten peshe e njejte si ne jug, si ne veri, si e demokratit si e komunistit.

      Dhe e fudnit, Gimi mund te jete “shpellar”, por mer vesh me shume sesa nje pidhorbsh si ty!

  8. Anitglobaliste jane shpetimi i njerezimit, ne te kundert per pak vjet bota merr fund dh3 gjithe moterqirat qe e mbeshtesin do hane buburreca dhe krimba si pidharobsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *