• |
ide | kryesore

Vetëvendosje rrëzon Rezolutën e opozitës për grevat në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit
Lista



Kuvendi i Kosovës ka nisur sot seancën planare. Në rend dite ishte votimi i Rezolutës së propozuar nga PDK për Grevën e përgjithshme të sindikatave.

Sidoqoftë, kjo Rezolutë u rrëzua nga partia në pushtet, Vetëvendosje e cila votoi kundër. Rezoluta mori 22 vota pro, 39 kundër dhe gjashtë abstenime.

Si pikë e dytë i kërkohet Qeverisë që brenda 5 ditësh nga miratimi rezolutës të përfshijë përfaqësuesit e autorizuar të BSPK-së në Grupin Punues për hartimin e Projektligjit të Pagave, para miratimit të tij dhe të marr në konsideratë propozimet e tyre.

Në pikën e tretë të kësaj rezolute që e lexoi shefi i deputetëve të PDK-së i kërkohet Qeverisë të adresojë masat për kërkesat tjera të sindikatave.

Lexo edhe:

Kosovë/ Vazhdon dita e dytë e grevës në arsim

Pas votimit të rezolutës seanca fillon me pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 15 shtator 2022, raporton RTKlive.

Do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë dhe shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Pas këtyre pikave seanca do të vazhdojë me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 4 gusht 2022.

Në rend ditë është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë,shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.



3 Comments

  1. Po mundohen me te gjitha menyra ta rrezojne qeverine Kurti,tash se fundmi me greva duke perdorur nje palaco ,kryesindikalistin e arsimit(tash per tash njeriu me i urryer ne Kosove).Jane bere te gjithe bashke, politikane ne Kosove dhe perreth,por sdo ia arrijne. 55% ne Kosove fajesojne sindikaten dhe vetem 37% qeverine (kaq popull opozitar ka mbetur ne Kosove). Nuk e kuptojne injorantet opozitare bashke me ate spiunin serb kryesindikalistin, qe keta duan ta reezojne qeverine por Serbia(duke perkrahur keta)nuk don thjesht ta rrezoj qeverine, por ta minoje shtetin e Kosoves, duke ia masakru buxhetin ne rritje pagash, e qe te mos mbetet buxhet per ushtri(sepse i ka kap tmerri nga forcimi i ushtrise). Albin mos i lesho pe spiunit kryesindikalist, se perndryshe sipas planit te tyre opozitaro-serb, greva te tjera do shperthejne

  2. …….pra Sali Karaxhic Vici doli kordinon me llumin e kosoves per te organizuar greva masive qe vijne era mut Putin putane.

  3. Mos provoni te rrezoni serish Kurtin se ne opozite do te mbetet gjeli nje thele, pasi heren e trete Kurti do te marre mbi 70 perqind te votave.

    Hapi syte Kosovë dhe mos u ktheni tek shkollat neper shtepi si 30 vite me pare per 50 euro me shume.

    Me shume se per çdo gjë tjeter Kosova ka nevoje për arsimtarë patriotë e jo politikanë dështak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *