• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga libri i ardhshëm i aktores së ndjerë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar detaje të reja rreth librit të aktores së ndjerë, Anne Heche. Sipas, ET, libri pritet të dalë më 24 janar 2023.

Kujtimet prej 140 faqesh janë quajtur Call Me Anne. Botuesi i librit, Viva Editions dhe Simon & Schuster, premton se libri ” ofron një vështrim në mendjen e aktores së ndjerë fituese të çmimit Emmy”. ” Kujtimet do të përbëhen nga “anekdota personale të rritjes së saj në famë. Si Harrison Ford u bë mentori i saj në xhirim, marrëdhënia e saj me Ellen DeGeneres ,takimi i saj me Harvey Weinstein, historia e saj e abuzimit seksual në fëmijëri, marrëdhënia e saj me Zotin, udhëtimi i saj”.

Associated Press raportoi gjithashtu se Heche nënshkroi marrëveshjen e saj të librit në maj dhe dorëzoi dorëshkrimin e saj pak para se të vdiste. Heche ndërroi më 14 gusht pas një aksidenti me makinë në lagjen Mar Vista të Los Anxhelosit. U deshën gati 60 zjarrfikës  për ta shpëtuar atë nga rrënojat që ndezën një zjarr masiv.

Pas vdekjes së saj , pati një interes të ri për librin e vitit 2001, Call Me Crazy. Aq shumë që libri i saj po shitej në Amazon si një “koleksion”, me çmimin  prej 739 dollarë. Kur u publikua për herë të parë, libri kishte çmimin 26 dollarë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *