• |
ide | kryesore

Aksident në Shkodër, 3 të lënduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Shkodër ku protagonist është bërë dhe një polic. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në aksin Shkodër-Koplik, në afërsi të një karburanti.Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. D, oficer Policie, është përplasur me mjetin tip Volkswagen, me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volksëagen, shtetasit Xh. V. dhe S. G, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *