• |
ide | kryesore

Arrestohen 739 protestues në Iran, 50 humbën jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Policia iraniane arrestoi 739 protestues, përfshirë 60 gra vetëm në provincën Guilan. Arrestimi i tyre u bë mbas protestave javën e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares kurde Mahsa Amini. Ajo ishte në paraburgim në Iran, e arrestuar sepse nuk mbante siç duhet shaminë. Amini, vetëm 22 vjeç, ka vdekur si pasojë e dhunës së policisë së moralit në Iran. E reja u rrah barbarisht nga policia në Teheran dhe pas 3 ditësh në koma humbi jetën.

Të paktën 50 persona humbën jetën në protestat gjatë shtatë ditëve. Këto shifra dalin sipas burimeve të opozitës dhe OJQ-ve. Ndërkohë regjimi raporton për vetëm 35 të vdekur. Presidenti ultra-konservator iranian, Ebrahim Raisi, tha se demonstratat dhe trazirat në Iran duhet të trajtohen “me ashpërsi”.

Raisi i përshkroi demonstruesit si “rebelë që prishin rendin dhe sigurinë në vend” duke folur në telefon me Mohammadrasul Doustbeigi, një anëtar i Gardianëve të Revolucionit (Pasdaran) dhe i milicisë që mbron vendet e shenjta shiite, e cila lufton në Irak dhe Siri.

Ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, nga ana e tij tha se demonstruesit “ndjekin SHBA-në dhe vendet evropiane dhe kundërrevolucionarët me qëllim që të krijojnë rrëmujë dhe shkatërrim në vend”. Ai shtoi se ndalimi i internetit, në Whatsapp dhe Instagram do të vijojnë deri në fund të protestave.



5 Comments

  1. e cuditshme
    protestojne njerezit ne diktature dhe
    nuk protestojne ketu ‘demokratet’ qe po u shkon varferia ne fyt

  2. Protestues te karit. Keta jane rrobqirat dhe spiunat e paguar nga Perendim. Iranin se hane dot me lufte dhe duan ta rrezojne nga brenda. Mire ja ben kurvave qe i vrane se po mori liri femra te shkaterron sic po shkaterrojne bushtrat Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *