• |
ide | kryesore

Barcelona ‘sakatohet’ para sfidës Champions me Inter: dëmtohen Kounde, Depay, De Jong e Araujo

-Instant, Sport
Kounde



Barcelona po paguan një çmim të rëndë për impenjimet e lojtarëve të saj në kombëtare. Nga grumbullimet e kombëtareve nëpër botë vijnë vetëm lajme të këqija për Xavi. Tekniku rrezikon të humbasë katër lojtarë në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit më 4 tetor. Më rëndë nga të gjithë dhe i sigurt që do të mungojë është Jules Kounde.

Mbrojtësi francez, në fakt, u dëmtua gjatë ndeshjes së fituar 2-0 nga kampionët në fuqi të botës kundër Austrisë. Ai ndjeu një problem në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Për të të paktën një muaj pushim. Pak shpresa edhe për Memphis Depay, i zëvendësuar në minutën e 53-të të ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës. Sulmuesi ka ndjerë shqetësime muskulore dhe duhet të qëndrojë jashtë fushës për një muaj.

Lexo më tej: Video/ Mbappe e Giroud udhëheqin Francën: Holanda e Belgjika pa probleme, Luksemburgu ndal Turqinë

Në të njëjtën ndeshje, Frankie De Jong doli gjithashtu në interval si masë paraprake për shkak të një ngurtësimi të muskujve. Mesfushori u largua nga grumbullimi portokalli për t’u rikthyer në Barcelonë. Ndeshja e Ronald Araujos kundër Iranit zgjati vetëm një minutë. Qendërmbrojtësi uruguaian, së bashku me Kounde, iu nënshtruan kontrolleve të nevojshme mëngjesin e sotëm. Aty u evidentua një problem me tendinën e aduktorit të kofshës së djathtë. Araujo gjithashtu pritet të ndalojë për 4 javë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *