• |
ide | kryesore

Broja nga minuta e parë e katër mbrojës në linjë: ja formacioni zyrtar i Shqipërisë

-Instant, Sport
formacionin



Tani nuk ka më dyshime. Shqipëria do të zbresë në fushë kundër Izraelit në Tel Aviv me një 4-4-2 të paprecedentë për Edoardo Rejan. Tekniku ka vendosur të braktisë 3-5-2 e zakonshëm, duke i besuar një linjë mbrojtje me katër. Formacioni i italianit është me surpriza.

Rikthehet në kombëtare e menjëherë në formacioni titullar Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi që luan në Serie C është preferuar nga Reja të zëvendësojë Kumbullën e Gjimshitin të dëmtuar. Ai do të formojë dyshen e qendrës me Ismajlin, ndërsa Balliu e Hysaj do të luajnë në krahë.

Lexo më tej: Një skuadër e tërë jashtë fushës për shkak dëmtimesh: ja kush i mungon teknikut Reja

Mesfushë robuste me shumë muskujt e fizicitet. Treshja Asllani, Abrashi e Gjasula do të garantojnë lirinë e lëvizjes për Laçin. Fantazisti i Ajaccio do të vendoset pas dyshes së sulmit të konfirmuar Broja-Cikalleshi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *