• |
ide | kryesore

Video/ “Fshatar i m**it”: gazetari u ofendua në transmetim direkt, përjashtohet 5 vjet tifozi

-Instant, Sport, Video
gazetari



Përjashtim prej pesë vitesh nga stadiumet. Kjo është masa e vendosur nga komisari i policisë së Milanos, Giuseppe Petronzi, kundër tifozit të Milanit. 45-vjeçari nga Terni, në 18 shtator, në fund të Milan-Napoli, ishte përgjegjës “për një sjellje të dhunshme dhe kërcënuese. Me shprehje fyese me karakter diskriminues me sfond racor”. Sjelljen e tij ai e bëri ndaj një gazetari të “Calcio Napoli 24 TV, që po kryente në atë moment disa intervista.

Lexo më tej: Gazetarja italiane ngacmohet në transmetim direkt (VIDEO)

Tifozi ishte afruar nga gazetari për disa pyetje në lidhje me ndeshjen. Por në atë moment ai e ofendoi – me fyerje territoriale – duke e bërë të ndërpriste lidhjen me mënyra agresive dhe kërcënuese. Agresori u denoncuar për dhunë private të rënduar nga diskriminimi racor, etnik apo fetar. Tashmë ka ardhur edhe vendimi. Një përjashtim i shtrirë edhe në ndeshjet e luajtura jashtë vendit nga ekipet italiane dhe kombëtarja italiane.

https://youtu.be/0HxC1iFzNN4



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *